McCormak: Qëllimi ynë, vëzhgimi. S’jemi arbitër. Raporti final, 5 javë pas zgjedhjeve

TIRANE- Ekipi i vëzhguesve afatgjatë, kryesuar nga ekspertja amerikane Conny McCormak kane prezantuar punen e misionit per monitorimin e zgjedhjeve ne vendin tone.
Ne nje konference per mediat, ajo ka sqaruar se synim i punes eshte vezhgimi bazuar mbi parimet e paanesise, duke theksuar faktin se ata nuk jane arbiter te zgjedhjeve.
“Ne do te bejme blerësim të kuadrit ligjor të amenduar, administrimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe zbatimin e teknologjive të reja zgjedhore, mbulimin e medias dhe fushatën elektorale. Do qëndrojmë deri në mesin e korrikut për të ndjekur situatën paszgjedhore në vend dhe 5 javë pas përfundimit të zgjedhjeve do të publikohet raporti përfundimtar dhe në të do përfshihen rekomandimet”- tha ajo.
Pyetur per KQZ, ajo ka deklaruar se jane ne dijeni, por eshte ende heret per t’u shprehur per kete ceshtje.
Ekipi i ODIHR-it kryesohet nga zonja McCormack e cila njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka spikatur në çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve, përfaqësuesi i ekipit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është parlamentari slloven Roberto Battelli.
Ekipi i vëzhguesve të ODIHR-it dhe asambalesë parlamentare të OSBE-së përbëhet nga 15 ekspertë të cilët vijnë nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, me seli në Tiranë, si dhe 30 vëzhgues afatgjatë, të shpërndarë në të gjitha rajonet. Ditën e zgjedhjeve ODIHR do të jetë në terren me mbi 430 vëzhgues.
PANORAMA
Add new comment