PS, projekt për të kontrolluar dhe publikuar live rezultatin zgjedhor

Postuar në 18 Maj, 2013 08:29

 

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Ilirjan Celibashi, që dikur kryesonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke folur për Shqip, kritikon KQZ-në për dështimin e numërimit elektronik në Fier.

Celibashi thotë se vendimet për shtimin e KZAZ-ve dhe për ndarjen e mandateve kanë qenë të paligjshme.

I pyetur për shqetësimin se rezultati zgjedhor mund të deformohet, Celibashi thotë se ata kanë në plan që të publikojnë rezultatin live.

“Dua të bëj me dijë se bashkë me sekretariatin e zgjedhjeve në PS, si dhe faktorë të tjerë, jemi duke ndërtuar një sistem të evidentimit menjëherë të rezultatit elektoral, shënimit të menjëhershëm të tij, si dhe të konfirmimit po direkt të tij. Ky proces do të jetë i kontrolluar dhe efektiv si asnjëherë tjetër,” tha Celibashi./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.