Komisioni Evropian miraton zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP

Postuar në 18 Maj, 2013 08:31

Komisioni Evropian pas miratimit nga autoritet rregullatore përkatëse në Shqipëri, Greqi dhe në Itali, ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP. Sipas këtij vendimi  TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë për një periudhë 25- vjeçare.  “Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për trajtimin e shpejtë të kësaj çështje”- tha Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland. Nënshkrimi i këtij vendimi do të thotë se tashmë kemi çdo marrëveshje të mbyllur përpara vendimit të konsorcimuit Shah Deniz muajin e ardhshëm. Sipas  Tungland Gazsjellësi Trans Adriatik është zgjedhja më e mirë për të transportuar gazin Kaspik në Evropë.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.