Rama: PS, forca udhëheqëse e Aleancës

Postuar në 20 Maj, 2013 08:05

Para nisjes së ditës së dytë të Konventës Kombëtare, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarë, bëri me dije se gjatë punimeve të sotme vëmendja do t'i kushtohet programit të Rilindjes. 

"Programi ynë është më i detajuari, ndërsa palës tjetër i mungon një program", tha Rama para gazetarëve.

Rama theksoi se Aleanca për Shqipërinë Europiane është kompakte dhe se PS është forca udhëheqëse e saj.

"Se kush do të jetë Kryeministri pas fitores së 23 qershorit, kjo është gjëja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për t'u zgjidhur bazuar mbi atë që thotë Kushtetuta dhe vullneti i popullit", tha Rama.

Kreu i PS-së vlerësoi se skuadra e Rilindjes është më e mira e të gjitha kohërave dhe u shpreh i bindur në fitoren e 23 qershorit.

Në ditën e parë të Konventës të gjithë liderët e koalicionit për një Shqipëri Europiane, pas shumë vitesh ndarjeje, u bashkuan jo vetëm vizualisht krah përkrah njëri-tjetrit, por edhe për të përçuar mesazhin e një të majte të fortë si asnjëherë më parë, siç e quajti Edi Rama këtë bashkim. 
 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.