Në kulmin e krizës, Ridvan Bode shpenzon 900 mijë dollarë për rikonstruksion zyrash

Postuar në 20 Maj, 2013 08:07

 

Edhe pse situata ekonomike është e mjerueshme, ministri i Financave, Ridvan Bode, po përgatit një tender me vlerë mbi 900 mijë dollarë për rikonstruksionin e zyrave të ministrisë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip, që shkruan se në vitin 2012, Bode ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për rikonstruksion ambientesh. Por kjo nuk e ka penguar Boden që të vazhdojë shpenzimet.

Në gusht të vitit të shkuar, Shqip botoi një lajm ku thuhej se Bode ka shpenzuar 100 mijë dollarë për zyrën e tij. Ministria reagoi duke thënë se tek kjo zyrë nuk është vënë dorë prej 10 vitesh./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.