Prifti prezantohet në Fier si i pavarur: Do të doja të isha me PS-në, por listat u bënë nga Ilir Meta

Dritan Prifti është prezantuar sot në Fier si deputet i pavarur, nga ku ka sulmuar opozitën dhe qeverinë.
Prifti tha se i vjen keq që drejtimin e PS-së e ka marrë Ilir Meta, pasi sipas tij, Meta është ai që ka bërë edhe listat e deputetëve të Partisë Socialiste. Prifti tha se pavarësisht dëshirës së tij për të kandiduar me PS-në, dhe premtimit që kishte marrë, Rama zgjodhi Metën në vend të tij.
Ai tha se ka patur ftesë edhe nga Partia Demokratike por që nuk ka pranuar për disa arsye.
“Nuk mund t’ja fal Sali Berishës 21 janarin. Nuk mund t’ja fal Sali Berishës ndërhyrjen në organet e drejtësisë për të nxjerrë të pafajshëm Ilir Metën. Nuk mund t’ja fal Sali Berishës pasurimin familjes së tij dhe vërfërimin e shqiptarëve përditë”- theskoi Prifti.
Ish deputeti i LSI-së, tha se është për ndryshimin dhe për ardhjen në pushtet të opozitës, por shtoi se, ndryshimi nuk mund të vijë me Ilir Metën, i cili deri dje ishte në qeveri.
PANORAMA
Add new comment