Në parim jemi me rotacionin, por edhe për zgjedhje të lira

-KQZ nuk mund të funksionojë me katër anëtarë...Qëndrimi im për KQZ-në, aspak i nxituar... Nuk keni luksin të zgjidhni ambasadorin e SHBA-ve Ambasadori amerikan i tha mbrëmë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në TV Klan, se SHBA nuk ka favorit asnjë nga partitë. Me një gjuhë të ekuilibruar diplomatike, Arvizu ka bërë të ditura qëndrimet e SHBA për zhvillimet e fundit në Shqipëri, sidomos për ngërçin e KQZ-së
Si është fushata elektorale? Më e qetë apo më e ashpër se sa e prisnit?
Ka qenë një fushatë e vështirë për tu kuptuar. Jam përpjekur të kuptoj tematikën. Kam qenë në 2011, ku fushata ka qenë shumë e ndezur.
Besoni se ishte i gabuar shkarkimi i anëtarit të LSI-së në KQZ?
Ka qenë shumë problematike. Kam folur publikisht për këtë. Ka qenë një procedurë me shumë pikëpyetje. Ajo që ka qenë problematike për mua, kur LSI u largua nga koalicioni nisi një rrethanë e pazakontë. Unë takova Zotin Rama dje, për çështjen e KQZ-së. Nga pikëpamja e PSsë, ata nuk kanë një objeksion të parimit për të qenë 3 me 3. Kjo mund të ish zgjidhur politikisht. Ti tregoni bashkësisë ndërkombëtare se dialogoni. Meta deklaroi se nëse do ishte kërkuar nga mazhoranca, ai do e tërhiqte anëtarin nga KQZ-së.
Çështja është pse nuk e bëri më parë?
Të jemi të sinqertë, ata po përpiqen të fitojnë avantazh politik. Në atë kohë më shpjeguan mua, që ajo që ka qenë me interes për të dy palët, jo përbërja e KQZ, por 89 KZAZ-të.
Qëndrimi juaj, ku deklaruat kohë më parë se largimi i një anëtari të LSI-së nga KQZ mund të fusë vendin në kundërshti me SHBA-të, e konsideroni sot si të nxituar?
Kam pasur disa biseda me njerëz të ndryshëm. Unë them se kam pasur të drejtë. U vërtetua se kisha të drejtë. Ka pasur një rrethanë të pazakontë me largimin e LSI-së nga koalicioni, por ngërçi dhe mungesa e balancat, do të ishte mirë të trajtohej nga të dy palët politikisht. Pra, është një mundësi e humbur, politikës iu ofrua një mundësi.
Pse kërkoni mirëkuptim dhe jo zbatim të frymës së ligjit?
Problemi me 3 ligjet, mund të ishte zgjidhur me konsensus. E njëjta gjë mund të ishte bërë me KQZ-në. Është e njëjta situatë. Ky është një ngërç.
Qëndrimi juaj në lidhje me shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ ishte personal apo i rekomanduar nga Departamenti i Shtetit?
Pozicioni që unë kam shpallur ka qenë tërësisht i koordinuar nga Uashingtoni. Ne jemi në terren dhe flasim me njerëzit, kemi përditësime të minutave të fundit. Në Uashington, ata janë larg dhe mbështeten në raportet tona. Zoti Moore deklaroi se PS dhe LSI duhet të plotësojnë emrat në KQZ.
A i qëndroni edhe ju kësaj ideje?
E kam lexuar deklaratën e zotit Moore dhe e kam diskutuar këtë edhe në telefon. Pozicioni ynë për KQZ është që ne besojmë që KQZ-ja duhet të konstituohet plotësisht. Nuk është skicuar të punojë me 4, 5 apo gjashtë, por me 7 anëtarë. Kjo është në Kodin Zgjedhor dhe kështu duhet të funksionojë.
Ju takuat dy ditë më parë zotin Rama, çfarë ju tha ai, a është i gatshëm të plotësojë vendet vakante?
Ai ka thënë se janë të gatshëm të ecin para menjëherë. Por ka nevojë për garanci se procesi dhe integriteti i KQZ-së nuk do të komprometohet. Me sa duket palët kështu do të vazhdojnë. Por unë them se ky është një sinjal i gabuar që i drejtohet shqiptarëve.
Nëse KQZ nuk plotësohet, çfarë komplikimi do të ketë në zgjedhje?
Problemi është ky, le të jemi të sinqertë se për disa çështje kërkohet shumica me pesë vota, mënyra si është ngritur tani, rezulton se çdo vendim që kërkon pesë vota, do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor. Kjo nuk është mënyra si duhet të funksionojë. Kolegji Zgjedhor duhet të jetë i fundit.
Zoti ambasador, a ka një qëndrim tuajin personal për këto zgjedhje?
A do të jeni të përfshirë në këto zgjedhje, në kuptimin e favorizimit të ndonjë koalicioni? Jo aspak, ne jemi neutral. Nuk kemi të favorizuar asnjë koalicion. Absolutisht nuk kemi asnjë favorit.
Këtu janë bërë disa deklarata se SHBA janë në favor të një rotacioni?
A janë realisht SHBA të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri? Nëse do pyesni secilindo amerikan që ndjek politikën, si ndihen ata për parimet e rotacionit, cilido prej tyre do të thotë është një parim i mirë. Nëse zgjedhjet janë të lira, të ndershme dhe transparente, njerëzit vendosin kur duhet rotacion për lidershipin.
A keni realisht frikë se mund të jetë problematike periudha pas zgjedhore?
Paksa. Sinqerisht do të ishte mirë, nëse cilado parti, të mund të fitonte një fitore bindëse, për shembull 74 me 66, ku rezultatet janë të qarta dhe të pastra. Do ishte e pafat nëse do të kishte një rezultat 71 me 69. A ka një ftohje mes SHBA dhe Shqipërisë, më saktë kryeministrit? Mendoj që marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë shumë të forta. Bashkëpunimi është i fortë, zoti Berisha është kryeministër.
A ka një problem mes jush personalisht dhe kryeministrit Berisha?
Jo.
A keni pasur ju një axhendë personale që nuk përputhet me Uashingtonin?
Kur zoti Moore ishte këtu, Reeker po ashtu, ata e bën të qartë, se përfaqësuesi i SHBA në Shqipëri flet në emër të SHBA. Besoja se kjo ishte e qartë. Unë nuk e kam luksin e të pasurit të opinioneve personale. Ato janë zyrtare. Kryeministri Berisha deklaroi se do të punojë në 4 vitet e ardhshme për liberalizimin e vizave me SHBA.
Kaq e vështirë është heqja e vizave me SHBA?
Para së gjithash, ne jemi habitur që ndodhi kjo. Megjithëse është fushatë. Por përgjigjja jonë ka qenë e drejtpërdrejtë. Është një program specifik për lëvizjen pa viza në SHBA dhe ka kërkesa shumë teknike që shtetet të aplikojnë dhe një ndër to është që refuzimi i vizave të jetë tek 3%. Për Shqipërinë ka qenë mbi 40.5%. Programi i liberalizimin e vizave me SHBA nga ato me BE është i ndryshëm. Nuk ka një Stefan Fyle në SHBA që të japë një vlerësim e raport. Ka kërkesa teknike dhe Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë. Është gjë e mirë të shpresosh dhe të aspirosh. Në këto zgjedhje, forcat politike kanë përfshirë njerëz të përfshirë në botën e krimit dhe problemeve me ligjin. A keni një koment për këtë? Kam dëgjuar disa komente të favorshme për njerëz, kandidatë në të dy partitë. Unë mendoj se kandidatët duhet të vlerësohen në mënyrë individuale nga populli.
Ka edhe shumë biznesmenë?
Është një fakt i jetës. Është e kushtueshme edhe pjesa e kandidimit. Duhen para për fushatën. Kolegu juaj Sequi, ishte i pakënaqur me përfshirjen e pakët të femrave në lista.
Po ju?
E kam thënë edhe më parë, nuk kam asgjë kundër burrave shqiptarë, por ka kaq shumë gra mbresëlënëse dhe ato nuk përfaqësohen sa duhet në parlament. Bie plotësisht dakord me kolegun Sequi. Sot në mëngjes kur lëshova njoftimin në Facebook, dikush më kishte çuar një pyetje.
A ka mundësi ta pyesësh hapur nëse është i majtë apo i djathtë?
Vërtet është kënaqësi, se unë jam duke bërë punën time. Ka pasur periudhë, kur unë sapo kam mbërritur pas 21 janarit, kur marrëdhënia ime me disa të qendrës së majtë s’kanë qenë të mira. Kam punuar shumë që ta ndreq, ka pasur periudhë kohët e fundit kur marrëdhëniet me qendrën e djathtë s’kanë qenë shumë të mira dhe vijoj që të punoj. Që të jem i efektshëm duhet të shihem sa më neutral.
SHEKULLI
Add new comment