Meta: Berisha flet për një botë imagjinare, tani po e ndjen krizën

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot Konventën e saj, ku prezantoi kandidatët për deputetë në radhët e këtij forumi. I pranishëm në këtë miting ishte edhe kreu i LSI, Ilir Meta, i cili deklaroi se forca politike që kryeson është dëshmia më e mirë e përfaqësimit të të rinjve, ku 4 nga 7 kandidatët e LSI-së në qarkun e Tiranës, i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim.
Meta u shpreh se LSI është forca e të rinjve ku promovohen politikanët e rinj.
“Votoni për partinë që ka prioritet të rinjtë dhe promovimin e tyre në të gjitha. Integrimi Europian mbi të gjitha lidhet me rininë. Punësimi i të rinjve duhet të jetë prioritet për çdo qeveri”, tha ai.
Meta ka ironizuar edhe njëherë kryeministrin e vendit se flet për një botë imagjinare, ndërsa u dha edhe një këshillë të rinjve.
“Vetëm Kryeministri aktual e kuptoi në 3 muajt e fundit se Shqipëria është në krizë. Rinia vjen vetëm një herë, prandaj nuk mund t’i besoni të ardhmen Berishës. Pas 23 qershorit, të rinjtë nuk do jetojnë më në ‘botën e çudirave’ të Berishës”.
SHEKULLI
Add new comment