DEPUTETË TË SERBISË SOT E NESËR NË KOSOVË

Postuar në 23 Maj, 2013 03:54

Deputetët e Kuvendit të Serbisë do të qëndrojnë në Kosovë sot e nesër, njofton Tanjug.

Ata do të mbajnë një mbledhje me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Prishtinës, siç e quan Beogradi Universitetin serb në Mitrovicë, do të bisedojnë me zëvendësdrejtoren e Zyrës për Kosovën, Malinka Mitrovic, me përfaqësuesit e komunave të pjesës veriore të Kosovës dhe titullarë të tjerë ilegjitimë serbë.

Deputetët e Serbisë do të vizitojnë Kombinatin “Trepça” dhe manastirin Sokolica në Banjskë, ndërsa të premten do të vizitojnë Graçanicën. Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Kosovë do të vizitojnë Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.