Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet

Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit.
Deklarata e Berishës erdhi pas apelit të përsëritur të liderit të LSI-së Ilir Meta për votimin e një pakete kompromisi për të tre ligjet.
"Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballëhapur sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse ne çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve", tha Berisha.
Pak perpara deklarates se Kryeministrit ne Kukes, kreu i LSI-së Ilir Meta sapo kishte leshuar apelin me te fundit publik ndaj tij per te votuar tre ligjet, duke falenderuar kreun e PS-së Edi Rama, për atë që Meta e quajti gadishmëri e qartë dhe pa ekuivoke për të votuar 2 ligjet dhe rregulloren e Parlamentit nga Partia Socialiste. Meta shpjegoi edhe nje here se cila eshte paketa e kompromisit.
"Tani është koha e Kryeministrit aktual, zotit Berisha për të treguar të njëjtën gatishmëri dhe qartësi, pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë t'i votojmë këto tre ligje të japim këtë mesazh të përgjegjshëm. Ky është një kromprimis në të mirën e doktorit, po t'i referohemi faktit që ai beson në fitore. I merr tre ligjet tani dhe i zbaton në shtator", tha Meta.
Por, pikerisht koha e hyrjes ne fuqi e ligjeve dhe sidomos e Ligjit per Gjykaten Administrative mund te jete ngerçi i seances se te henes. Perse? Sepse çeshtja duket me e gjere se vetem nje votim teknik i tre ligjeve. Ne varesi te kohes se hyrjes ne fuqi te ligjit do te varet edhe se cila Qeveri do te emeroje gjyqtaret e rinj, qeveria aktuale apo mazhoranca e re qe do te dale nga zgjedhjet.
Opozita ka kritikuar si politike dhe te dyshimta emerimet e fundit, sidomos ne Gjykaten Kushtetuese. Por Kryeministri Berisha nuk e ka permendur kete detaj, qe mund te jete serish nje arsye ndarje mes qeverise dhe opozites. Dhe qe vetem mbledhja e Kuvendit dhe vota e deputeteve do ta tregoje.
Zgjidhja e krizes ne KQZ
Duke iu referuar krizes ne KQZ, Meta tha se ketij institucioni i duhet kthyer legjitimiteti, si e vetmja zgjidhje.
"Eshtë gjëja më e lehtë të kërkosh plotësimin e vendeve vakante, ndërkohë që ato nuk janë thjesht vende pune. Çështja kryesore ka të bëjë me integritetin e KQZ-së që është cënuar në mënyrë të dhunshme dhe të padrejtë nga ana e mazhorancës aktuale. Cështja kryesore është si do të vendoset konsensusi dhe besimi tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Prandaj i takon mazhorancës të tregojë reflektimet, të tregojë përgjegjëshmëri në këtë drejtim", tha Meta.
Top Channe
l
Add new comment