Rama: Sali! Mos merr në qafë drejtorët e shkollave

Postuar në 24 Maj, 2013 08:32

Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra kundrejt tij nga kryeministri Sali Berisha nga Peshkopia.

Ky i fundit e akuzoi kreun e selisë rozë se ka ofenduar mësuesit e kërcënuar një drejtoreshë shkolle. 

Në një mesazh në Twitter, Rama i ka kërkuar kryeministrit të mos marrë në qafë drejtorët e shkollave. 

“Sali! Mos merr në qafë drejtorët e shkollave duke u kërkuar të rreshtojnë pas teje mësuesit e nxënësit. Është e paligjshme. Do ndëshkohesh”, shkruan ai. 

Më tej ai ftoi mësuesit të denoncojnë çdo rast ku janë detyruar nga drejtuesit e tyre të marrin pjesë në aktivitetet e qeverisë. “Mësues e nxënës! Denonconi tek PS presionet e drejtorëve për t'ju futur me zor në rreshtin e Saliut. Çdo denoncim do ndiqet pas 23 qershorit”. 

Më herët kryeministri akuzoi Ramën se po ofendon nxënësit dhe mësuesit që marrin pjesë nëpër mitingje, sipas Berishës mësuesit zgjedhin cilëndo parti të duan. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.