Topi: Zgjedhjet mund të manipulohen, zgjidhni çështjen e KQZ-së

Postuar në 24 Maj, 2013 08:31

Kreu i FRD-së, Bamir Topi u takua sot me grupin e përfaqësuesve të OSBE-ODIHR, i cili kryesohet nga ekspertja Conny McCormak. Pas takimit, Topi tha për mediat se ngërçi i KQZ-së është një shenjë e keqe për mbarvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa theksoi se qytetarët do të votojnë për një fitore të FRD-së. Ndër të tjera Topi foli edhe për seancën parlamentare të së hënës, ku është thënë se do të miratohen tre ligjet. “Ndërkohë që nuk e shfrytëzojnë këtë seancë plenare edhe për zgjidhjen e çështjes së KQZ-së”- tha Topi.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.