Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në

Postuar në 24 Maj, 2013 08:26

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve. 

Por diplomati amerikan deklaroi se kjo seance do të ishte mundesi për atë që specifikon si zgjidhje, konstituimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deklaratë që ai e bëri në diten e parë zyrtare të fushatës elektorale.

"E drejtë, sot është dita e parë e fushatës elektorale, por mesa duket ajo ka nisur. Kemi qenë shumë të qartë për pozicionin e SHBA-ve për zgjedhjet dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kam dëgjuar gjithashtu se do të zhvillohet një seancë e posaçme të hënën në Parlament, kështu që është një mundësi shumë e mirë, që përveç tre ligjeve të shfytëzohet kjo mundësi edhe për konstituimin e KQZ-së. Shpresoj që të dyja palët të përfitojnë nga avantazhi i kësaj mundësie", tha Arvizu.

Ambasadori amerikan i beri keto deklarata pas vizites ne Gjykaten Kushtetuese, ku se bashku me kreun e kesaj Gjykate Bashkim Dede, ata thane se nuk kishin folur per tema te veçanta, perveç se është konfirmuar sipas tyre mbështetja e SHBA per punen e kesaj Gjykate.
 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.