Berisha: Brenda dy viteve, Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut

Postuar në 24 Maj, 2013 08:30

Duke prezantuar kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Kryeministri Sali Berisha premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të ndërtohet rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut.

Në mitingun e organizuar në qendër të Peshkopisë, Berisha premtoi asfaltim të gjithë rrugëve të këtij qarku, ndërsa sqaroi banorët se projekti i rrugës së Arbrit u shty në kohë për shkak të problemeve gjeologjike që pati në vendin ku duhet të ishte tuneli i Murrizit.

Ndërkohë nuk munguan edhe akuzat e Berishës ndaj Edi Ramës, i cili sipas Berishës, shkoi në qarkun e Dibrës si përçarës.

Berisha: Arsimi shtylla kryesore e qeverisjes

Kryeministri Sali Berisha gjatë qëndrimit në Peshkopi, ku përuroi gjimnazin “Said Najdeni”, deklaroi se arsimi është shtylla kryesore e qeverisjes demokratike.

“Alternativa jonë është provuar, ndërsa alternativa tjetër ofron trysni dhe presione. Ne i themi të gjithë punonjësve të arsimit se janë të lirë të promovojnë pikëpamjen që besojnë dhe të mbështesin partinë që besojnë. Arsimitarët janë qënie shoqërore politike”, tha Berisha.

Kryeministri premtoi sërish nga Peshkopia se paga e arsimtarëve do të shkojë në 700 dollarë. “Unë besoj se Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë të ardhmen që meritojnë vetëm si shoqëri e dijes, si Shqipëri e dijes, si Shqipëria e shkollimit ndaj kemi bërë përpjekjet më të mëdha që të ndërtojmë një infrastrukturë moderne këto vite”, tha Berisha.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.