Mandatet, 4 zonat e nxehta

Postuar në 27 Maj, 2013 02:55

Katër qarqe pritet te sjellin garën me te nxehte ne zgjedhjet e 23 qershorit, për shkak se dy koalicionet aty mund te bëjnë diferencën me një mandate me shume sesa kane marre ne zgjedhjet e kaluara, raporton Vizion Plus.

 

FIERI                   Ruhet mandati i 6 i PD apo 10 për PS?

ANDUEL XHINDI,    PS      -        MYSLIM MURRIZI,   PD

 

Nëse e djathta ruan në Fier këtë kuotë votash dhe shton votat e PDK dhe LZHK, ja arrin të marrë 7 mandate, nga 6 që mori në 2009-ën. Por e Majta duket se në letër e ka më të lehtë. Mjafton të shtojë vetëm 0.3 % vota, që të sigurojë mandatin e 10-të.

 

ELBASAN                    Ruhet mandati i 7 i PD apo 7 për PS?

ARBEN KAMAMI,     PS    -        AUREL BYLYKBASHI,      PD

 

Në Elbasan  i vetmi faktor që punon kundër shtesës prej 320 votash që i duhet Koalicionit të Majtë për të fituar një mandat shtesë, është kandidati i AK-së. Ndërkohë Koalicioni i Djathtë ka një problem të madh në mbrojtjen e mandateve të 2009-ës, sepse kandidati i FRD-së Artin Kovaci gëzon mbështetje duke përfituar vota  të djathta.

 

BERAT               Ruhet mandati i 4 i PD apo 6 për PS?

STAVRI CECA            PS     –         MEHMET XHEKA      PD

 

Në Berat, Koalicionit të Majtë i duhen një shtesë prej vetëm 170 votash. Por afrimi i PS me LSI pritet ti japë më shumë shanse opozitës, të thellojë avantazhin në rezultat qarku, e po kështu në nivel kombëtar.

 

TIRANE              Ruhet mandati i 16 i PD apo 17 për PS?

ENKELEJDA SHKRELI      PS    -   TRITAN SHEHU              PD

 

Në Tiranë, ku një lëvizje neto prej 784 votash i siguron Koalicionit të Majtë mandatin e 17-të, FRD-ja dhe kandidimi i Bamir Topit pritet ta ulë peshën specifike të Koalicionit të Djathtë.

Qarqet e tjera, pavarësisht se numrat tregojnë se janë më të vështira për t’u ndryshuar, mund të kenë gara dhe histori lokale por duken larg parashikimeve për të vendosur fatin e zgjedhjeve.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.