DEMAÇI: EULEX'I PO E TURPËRON DEMOKRACINË

Postuar në 27 Maj, 2013 02:54

Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i ka quajtur të gabueshme arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së nga EULEX-i.

Në një intervistë për ‘Epoka e Re’, ai i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj shqiptarëve për krime lufte, duke thënë se shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë kundër pushtuesit dhe se nuk duhet të barazohet viktima me kriminelin.

Demaçi ka thënë se ndjekja e çlirimtarëve të Kosovës, që ai e cilëson si “ndjekje shtrigash ndaj njerëzve të pafajshëm”, është duke turpëruar demokracinë, ndërsa shprehet i habitur “me heshtjen e miqve amerikanë ndaj këtyre gjykimeve dhe arrestimeve të pahijshme”.

 

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.