Berisha: Brenda 3 javësh hapim Tiranë- Elbasan

GRAMSH- Brenda dy ose tre javëve të ardhshme pritet të hapet edhe një prej projekteve më të rëndësishme të viteve të fundit në infrastrukturë, autostrada Tiranë- Elbasan. Kryeministri, Sali Berisha ishte sot në Gramsh për të përuruar rikonstruksionin e rrugës Drizë-Porocan, ndërsa paralajmëroi edhe hapjen e autostradës.
“Kjo rrugë u shërben 11 mijë banorëve. Do të bëjë të mundur që banorët e këtyre fshatrave të nxjerrin prodhimet e tyre shumë me lehtësi në tregun e Gramshit, Elbasanit dhe shumë shpejt edhe në tregun e Tiranës, 20 minuta nga Elbasani. Rruga është një investim prej 331 milionë lekë dhe bën të mundur realisht zhvillimin e të gjitha potencialeve të kësaj zone. Në rrethin e Gramshit kemi investuar dhe do investojmë derisa të asfaltohet edhe kilometri i fundit i rrugëve të këtij rrethi”- tha kreu i qeverisë.
Kryeministri hodhi poshtë pretendimet e opozitës, se kjo qeveri ka ndërtuar vetëm rrugë dhe nuk ka bërë asgjë tjetër, ndërsa akuzoi Ramën se ka bllokuar proceset integruese të Shqipërisë.
PANORAMA
Add new comment