Opozita, Bele: Vizita e Moore, shpresë për zgjidhje në KQZ

Postuar në 27 Maj, 2013 02:56

Deputeti i pavarur, Malaj: Veç tri ligjeve të votohen dhe anëtarët e Komisionit Qendror  

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Moore

Në Tiranë, të hënën, mbërrin zyrtari i Lartë i DASH, i cili do të synojë të gjejë një kompromis politik për KQZ-në

Shtyrja e seancës për në datën 30 maj duket se ka dhënë sinjale shprese për opozitën për zgjidhjen e krizës në KQZ. Nënsekretari i PS-së për Çështjet Zgjedhore, Koli Bele, në një prononcim për median vizive e cilësoi si një mundësi të artë për gjetjen e një zgjidhjeje me ardhjen në Tiranë të drejtorit për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore. Bele shprehet se “roli i KQZ-së është i rëndësishëm në organizimin e zgjedhjeve, por pavarësisht kësaj, një komision me 4 anëtarë nuk do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve”. “Partia Socialiste është e hapur për të gjetur një zgjidhje për KQZ, duke thënë se edhe një nga variantet e mundshme është riformatimi i KQZ. Akuzat se opozita kërkon të bllokojë procesin zgjedhor, për Belen nuk qëndrojnë. “Partia Socialiste kërkon një konkurrim të drejtë dhe të lirë, por shkarkimi i Ilirjan Muhos, solli një shkelje të ligjit, që nuk mund të kalonte pa pasoja”, tha Bele për “News 24”. Për ekspertin socialist, vendimet e mëparshme të KQZ-së me 4 vota, ishin në shkelje të hapur me ligjin. Kjo pasi duheshin 5 vota dhe jo 4 si u interpretuan në KQZ. Deputeti i PS-së, që tashmë kandidon i pavarur, Arben Malaj, në një deklaratë për median bëri thirrje që veç miratimit të tri ligjeve të kërkuara nga BE-ja të votohet dhe për anëtarët e KQZ-së. “Dëshiroj të deklaroj që në fillim se miratimi i tri ligjeve për përfitimin e statusit të vendit kandidat duhet të bashkëshoqërohet me zgjidhjen e krizës politike lidhur me KQZ-në. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se, për të mirën e shqiptarëve dhe përshpejtimin e ritmeve të procesit të integrimit të vendit, plotësimi i standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë jetike për sfidat me të cilat përballemi. Prandaj, çdo kërkesë e nxituar e Kryeministrit për një seancë parlamentare thjesht për tri ligjet, fsheh qëllimin e vërtetë të këtij akti. Asnjë nismë e Kryeministrit, pa rikonfigurimin e KQZ-së dhe plotësimin e standardeve të zgjedhjeve nuk e amniston atë nga dështimi në rrugën e integrimeve europiane. Kuvendi duhet që në kohën më të shpejtë të mundshme, të miratojë së bashku rikonfigurimin e KQZ-së për t’i dhënë siguri dhe besueshmëri organizimit të zgjedhjeve dhe miratimit të tri ligjeve, që plotësojnë një prej kushteve për të përfituar statusin e vendit kandidat të BE-së. Çdo përpjekje individuale, çdo përpjekje spontane, çdo përpjekje që nuk është arritur nga një konsensus ndërmjet partive parlamentare e pengon plotësimin e kushteve kaq të rëndësishme për zgjedhjet dhe sidomos për sfidat tona pas zgjedhjeve”, deklaron Malaj.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.