Cërrik, qëllohet tre herë me thikë efektivi i policisë, nisin hetimet

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme, vetëm pak minuta para mitingut elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Cërrikut.
Efektivi i policisë, Bashkim Malo, 40 vjeç është qëlluar tre herë me thikë, në rrethana ende të paqarta. Ai ka marrë një goditje në kokë dhe 2 të tjera në shpatull.
Efektivi i policisë është dërguar menjëherë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet në reanimacion.
Nga të dhënat e para raportohet se personi që ka sulmuar efektivin e policisë, Bashkim Malo, ka qenë në gjendje të dehur, por detajet janë ende të paqarta.
SHQIP
Add new comment