Berisha në Bushat të Shkodrës, premton… dëmshpërblimin nga përmbytjet

Postuar në 03 Qershor, 2013 09:52

Kryeministri Sali Berisha u premtoi sot në një miting elektoral banorëve të shumëpërmbytur të Shkodrës se do të realizojë dëmshpërblimin e plotë të tyre.

Edhe pse banorët janë përmbytur disa herë dhe kanë protestuar vazhdimisht për këtë çështje, duket se dëmshpërblimi i tyre po bëhet kartë elektorale. Berisha përsëriti në Bushat se kjo komunë do kthehet në Bashki, një premtim që e bën prej kohësh.

“N.q.s dëmshpërblimet u shtynë, kjo u bë sepse ligji përcakton se duhet t’i paguajmë KESH-it, por sapo KESH-i erdhi në gjendje të mirë, qeveria i kërkoi asaj që t`ua kthejë paratë ju dhe do t`ua kthejë qindarkë për qindarkë. U garantoj ju se 4 vitet që do të vijnë, ne do të trefishojmë grantet për fermerët, se në 4 vitet që do të vijnë, do të finalizojmë infrastrukturën më moderne. Do të ndërtojmë rrugën Bushat-Velipojë dhe çdo rrugë të kësaj komune, e cila e ka merituar me kohë që të jetë një bashki e nderuar mes bashkive të veriut dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se po mashtron qytetarët me heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore.

“Përballë nesh është alternativa e mashtrimit, tepër e rrezikshme për fermerët e Bushatit dhe të gjithë Shqipërisë. Shoku i autobusit mavi, që endet si Nastradin në rrugët e Shqipërisë, u deklaroi dje qytetarëve nga Delvina se do heqë TVSH- për 5 produkte bujqësore dhe kjo do të thotë t`ua kalbësh në arë grurin sepse TVSH-ja është mbrojtja që u bëhet fermerëve nga mallrat nga importuara. Të heqësh TVSH-në nga ushqimet është të godasësh përpjekjet tuaj për të ndërtuar fermat. Të heqësh TVSH-në për ushqimet do të thotë të rrëzosh përtokë fermat shqiptare sepse ajo është e vetmja mburojë që ju mbron ju nga një vërshim i gjithanshëm i mallrave nga vendeve e tjera”, tha Berisha./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.