Rama: KQZ dhe Kolegji s'përmbysin dot vullnetin e popullit

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:18

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se në zgjedhjet e 23 qershorit vullneti i popullit do të vendosë fitoren e të majtës në një segment mes 77 dhe 80 mandateve dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, të dy këto institucione të Berishës, sipas Ramës, nuk do të mund të përmbysin dot rezultatin. 

Në një bashkëbisedim me gazetarë në selinë e PS-së, në lidhje me çështjen e shkarkimit të tre gjeneralëve nga Presidenti Nishani, Rama theksoi se ky akt do të shqyrtohet konform Kushtetutës pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Rama me këtë rast akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se ky institucion është kthyer në një cerdhe ku vlon korrupsioni.

Ndërsa sa i takon miratimit të tre ligjeve të njohura, si ligjet e integrimit dhe votimit që u realizua me shumicë votash në Parlament javën e shkuar, Rama theksoi se fati i statusit kandidat nuk lidhej me këto tre ligje dhe se Shqipëria ka shumë detyra që duhet të përmbushë për të fituar statusin kandidat për në Bashkimin Evropian. 

 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.