Denoncimi i mësueses te Rama: Më kërkuan 5 mijë euro e 100 vota për PD për vendin e punës

Në vijim të denoncimeve që PS ka bërë vazhdimisht lidhur me përdorimin që i bëhet administratës në fushatë përmes presionit për të mbajtur vendin e punës, vetë kryesocialisti Rama ka bërë një denoncim gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Labinot-Fushë.
Një vajzë ka denoncuar tek Rama faktin se i janë kërkuar 5000 euro dhe 100 vota të sigurta për PD në mënyrë që të futej në punë si mësuese.
“Matilda Qosja vajzë në Labinot Fushë: Më kërkojnë 5000 euro dhe 100 vota PD që të bëhem mësuese! PS, Rilindje për arsimin përmes meritës”, shkruan Rama në Twitter.
“Partia Socialiste angazhohet për t’i siguruar arsim cilësor çdo fëmije. Programi i PS parashikon: ‘Mundësitë ligjore për ndryshimin e drejtuesve dhe mësuesve të shkollave, nga ana e prindërve dhe komunitetit, kur ata nuk i shërbejnë interesit më të mirë të nxënësve’. Përmirësim i të ardhurave reale të mësuesve dhe kritere shpërblimi e emërimi bazuar në meritokraci. Mësues të aftë dhe me status, tekste dinjitoze, mjedise normale për çdo nxënës, pavarësisht origjinës dhe burimeve ekonomike familjare. Asnjë mësues nuk do të detyrohet të marrë pjesë në aktivitete politike dhe asnjë mësues nuk do të pengohet të marrë pjesë në aktivitetin politik të opozitës”, thotë Rama.
SHQIP

Add new comment