Arkiv-Lajme të përditësuara
Cocciante merr titullin “Naim Frashëri” nga Nishani
TIRANE- Kantautori italian, Riccardo Cocciante është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me titullin “Naim Frashëri”. Motivacioni; Si një artist mbarëbotëror, mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore”.
Nishani priti sot në një takim të ngrohtë e miqësor kantautorin e njohur italian Riccardo Cocciante dhe fituesen e talent-shoë-t “The Voice of Italy”, Elhaida Dani.
Meta: Do marim dy mandate në Korçë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Metadeklaroi sot se forca që ai drejton do të marë dy mandate në qarkun e Korçës. Ai zhvilloi një takim me qytetarë të Rrethit të Devollit ku prezantoi kandidatët për deputet në këtë zonë Piro Kapuranin,Petrika Lamen dhe Zamir Demirajn. Meta tha se LSI me programin e saj “Plani për punësim” do të mbështesë të gjithë devollinjë të cilët kërkojnë një përkrahje më të madhe nga ana e shtetit dhe qeverisë për të punuar, në mënyrë që të rritet mirëqenia.
Kavajë, projektet fshijnë “dy gishtat”
Prezantohen planet për sheshin kryesor të xhaminë. Propozimi: Në vend të tij, një hark triumfi
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Sheshi është konceptuar si një shesh shumëfunksional në harmoni me xhaminë dhe jetën komunitare të qytetit
“Dy gishtat”
Rama në Roskovec: T’i japim fund regjimit të një Familje që po rrënon Shqipërinë
Kryetari i opozitës, Edi Rama, është ndalur të shtunën në Roskovec, ku ka deklaruar se vota e tyre nuk është për të ndryshuar një kryeministër me një tjetër, por për t’i dhënë fund rrënimit dhe papunësisë.
Rama tha se PD është kthyer në një parti të një Familje, që po shkatërron vendin.
Elektronika në zgjedhje, kaos!
Në një proces disa orësh, konfuz dhe pa asnjë rregull të vendosur paraprakisht, është zhvilluar testi zyrtar i projektit të identifikimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë, proces që ka tërhequr vëmendjen edhe të shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Cony McCormak dhe ekspertit të Komisionit të Venecias, Vulcanov.
KQZ, zhvillohet testi për kartat e identitetit
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon sot testin e parë zyrtar të projektit teknologjik të verifikimit të kartave të identitetit për zgjedhjet në Tiranë.
Testi i parë i projektit SEN, që zbatohet për herë të parë nga kompania spanjolle “IDRA”, do të zbatohet për herë të parë në 1422 qendra votimi në Tiranë.
Testimi i parë i projektit të verifikimit elektronik të kartave të identitetit ka nisur sot ne orën 10:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
85-vjetori i Mjekësisë, Berisha e lë shëndetësinë, flet për Tiranën
Kryeministri Berisha, ishte i pranishëm në një aktivitet me rastin e 85-vjetorit të Mjekësisë publike. Në fjalën e tij Berisha foli për atë që e cilësoi si zhvillimin e mjekësisë shqiptare dhe rritjen e cilësisë në shërbimin shëndetësor.
“Është bërë një luftë epike në lidhje me tuberkulozin, një luftë që nisi vetëm me dy mjete, me stetoskopin dhe një aparat radiologjik.
Vrasja e Lamajt, gjykata greke ekstradon Arben Frrokun
Tiranë Gjykata e Lartë në Greqi vendosi të ekstradojë biznesmenin Arben Frroku, i cili dyshohet si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj, ndodhur më 24 shkurt në Tiranë. Gjykata pranoi kërkesën e drejtësisë shqiptare, duke argumentuar se ekstradimi i të dyshuarit do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes për të cilën ai kërkohet në Shqipëri. Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë u mblodh fillimisht në 31 maj për t’u njohur me dosjen, pasi shkalla e parë vendosi të përcjellë dosjen pranë kësaj gjykate.
Raporti i OSBE-ODIHR: KQZ-ja me katër anëtarë pengon funksionimin sipas ligjit
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Në raport përmenden raste të përdorimit të ngjarjeve qeveritare për qëllime elektorale apo të pushimeve nga puna të punonjësve të administratës publike për qëllime politike
Dokumenti
Gjinushi: E sigurt që Meta kalon me Berishën pas zgjedhjeve
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi shpreh pasiguri për pozicionin e LSI-së pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Gjinushi shprehet për GSH se ekziston vetëm rregulli moral dhe jo i shkruar, që një parti që ka një marrëveshje parazgjedhore me një parti tjetër të mos kalojë në anën tjetër.
Sa i përket debatit për kryeministrin, nëse duhet të jetë Edi Rama apo Ilir Meta, Gjinushi tha se kjo është ambicie e Metës, i cili kur kalon në anën e majtë, ka të tilla pretendime.