Arkiv-Lajme të përditësuara
Studimi: Bota më pak paqësore. Shqipëria në vendin e 6
Nje bote gjithnje e me pak paqesore. Ne kete perfundim ka mberritur studimi Indeksi Global i Paqes 2013, sipas te cilit rritja e numrit të vrasjeve dhe rritja e shpenzimeve ushtarake nga disa vende janë duke e bërë botën një vend më pak paqësor.
Sipas studimit, 110 vende u bënë më pak paqësore në vitin e kaluar, ndërsa 48 vende u bënë më paqësore.
Arben Ristani, jeta në qelinë e Burgut 313
- Për shkak të ndryshimit të sistemit, me ardhjen e demokratëve shumë shpejt Presidenti i asaj kohe Sali Berisha do të firmoste shkarkimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve që kishin marrë pjesë në proceset gjatë regjimit komunist për t’i zëvendësuar menjëherë me jurist të rinj, ndonëse ishin fare të rinj. Në moshën 21- vjeçare, Arben Ristani do të emërohej gjyqtar, ndërsa në moshën 25 vjeçare do të shqyrtonte dhe çështjen më të bujshme për kohën, ç’ka do ta fuste edhe në sherr me Presidentin Berisha.
Idrizi: PDIU, disa herë më e madhe në Kuvendin e ardhshëm
TIRANË Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi pasditen e djeshme një takim elektoral me banorët e njësisë 7 në kryeqytet. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi nga banorët që të votojnë partinë e vetme, e cila në themel të saj ka çështjen kombëtare.
Shkodër, grabitet me maska dhe armë zyra elektorale e LSI
Një zyrë elektorale e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Shkodrës është grabitur mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve që vijnë nga LSI e qytetit të Shkodrës, dy persona të maskuar janë futur në zyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një portofol dhe sende të tjera personale të personave që gjendeshin brenda zyrës.
Pas grabitjes personat e maskuar janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Teknologjia e dështuar për zgjedhjet, 4 milionë euro shkojnë dëm
Projektet eksperimentale për numërimin elektronik të fletëve të votimit në qarkun e Fierit dhe kontrollin e kartave të identitetit në qarkun e Tiranës janë të dështuara dhe nuk ekziston thuajse asnjë mundësi për aplikimin e tyre më 23 qershor.
Por shuma mbi 4 milionë euro e paguar për teknologjinë, është alokuar dhe mund të quhet e konsumuar, shkruhet në gazetën Shqip.
Kompania INDRA do të përfitojë fonde të rëndësishme, edhe pse dy projektet e numërimit elektronik të fletëve në Fier dhe identifikimit elektronik të votuesve në qarkun e Tiranës mund të dështojnë.
HAPJA E URËS MBI LUMIN IBËR DO TË JETË SHUMË E VËSHTIRË
Qeveria e Serbisë duhet të flasë për të kaluarën duke u bazuar në fakte. Duhet të njohë institucionet e Kosovës. Të pranojë viktimat. Në këtë mënyrë, aktivistja Natasha Kandiq, sheh edhe normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. Ajo thotë se detyrë shumë e vështirë, por shumë e rëndësishme do të jetë edhe hapja e urës në lumin Ibër.
Kandiq ka theksuar se prejse kanë nisur bisedimet në Bruksel, në nivel të lartë, në të cilat kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, vihen re ndryshime në realitet, në jetë.
Financimet e errëta të partive
Donacione të larta, të paidentifikuara dhe mungesë transparence në regjistrat financiarë të partive politike dhe të fushatave të tyre zgjedhore.
Këto jane disa nga gjetjet e studimit te fundit te 'Transparence Internaticional', i cili ka patur në fokus pushtetin dhe partitë politike në Shqipëri nën ndikimin e parasë, duke e vleresuar Shqipërinë me 5.9 pike, pra ne nivel mesatar transparence.
Misioni parazgjedhor i KiE takon ministrin Noka
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka garantuar sot Misionin Para-Zgjedhor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës se, qeveria shqiptare ka të gjithë vullnetin për të zhvilluar një proces zgjedhor tërësisht transparent, të lire dhe konform standardeve ndërkombëtare.
Gjatë takimit me misionin, kryesuar nga Luca Volonte, Noka është shprehur se listat e zgjedhësve janë hartuar sipas Kodit Zgjedhor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Dy vëllezër theren në mes të qytetit, policia dhe mjekët në miting”
Dy vëllezërit, përkatësisht 17 dhe 20 vjeç theren në mes të qytetit, dhe për më shumë se 30 minuta policia nuk duket. Qytetarë të shumtë por edhe gazetarë njoftojnë se, dy të rinjtë nga të cilët dilte gjak pa pushim, ecnin në këmbë në drejtim të spitalit, deri sa u rrëzuan përdhe pranë murit të policisë. Qytetarët mundoheshin të njoftonin policinë, por ata nuk përgjigjeshin pasi ndodheshin në fshatin Qaf-Mollë, ku kryeministri po izhvillonte një takim elektoral.
Rama –minoritarëve: Asnjë votë për Spiro Kserën, ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen tuaj
Kreu i PS-së Edi Rama u ka bërë thirrje sot minoritarëve të Dervicanit të mos japin më asnjë votë për Spiro Kserën, pasi ai e ka tradhtuar dhe diskretituar çështjen e tyre.“Mos i jepni asnjë votë atij Spiro Kserës, këta lloj tradhtarësh i kam zët, që përfaqësojnë një interes më të madh se një parti, që morën votë për të mbrojtur interesat e minoritarëve dhe e katandisin besimin thjesht në një kartëmonedhë për të bërë pazar, për të zënë një karrige që i bën fresk Saliut e për të shtuar ca kile më shumë. Nuk e di pse duhet ta votoni Spiron, 8 vjet nuk ka bërë asgjë për ju.