Idrizi: PDIU, disa herë më e madhe në Kuvendin e ardhshëm

TIRANË Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet zhvilloi pasditen e djeshme një takim elektoral me banorët e njësisë 7 në kryeqytet. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi nga banorët që të votojnë partinë e vetme, e cila në themel të saj ka çështjen kombëtare.
Gjatë fjalës së tij Idrizi u ndal dhe tek çështja çame dhe zhvillimi i saj në katër vitet e fundit. “Ishte falë punës së palodhur të dy deputetëve të PDIU-së, që tashmë çështja çame është kthyer në temën kryesore politike në vend. Ishte po falë presionit tonë që Parlamenti nxori nga arkivat Rezolutën e vitit 2004, e cila rezultonte e votuar, edhe pse në atë kohë, në mënyrë të paturpshme u mohua. E pra miq, ne këto gjëra i kemi bërë dhe kemi treguar si dimë t’i dalim zot vendit tonë atëherë kur na thërrasin. Por në Parlamentin e ardhshëm, ku do të jenë 7 deputetë patriotë të PDIU-së, zëri dhe forca jonë do jenë disa herë më të mëdha,” – tha Idrizi.
MAPO
Add new comment