Shkodër, grabitet me maska dhe armë zyra elektorale e LSI

Postuar në 11 Qershor, 2013 04:32

Një zyrë elektorale e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Shkodrës është grabitur mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve që vijnë nga LSI e qytetit të Shkodrës, dy persona të maskuar janë futur në zyrë dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një portofol dhe sende të tjera personale të personave që gjendeshin brenda zyrës.

Pas grabitjes personat e maskuar janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia e njoftuar nga anëtarët e LSI ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar nëse është një incident i motivuar politikisht apo një grabitje e rëndomtë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.