Arkiv-Lajme të përditësuara
Formulari ku garantohet vota e fisit dhe lagjes për Partinë Demokratike
Administrata shtetërore kurrë nuk ka qenë në një presion kaq të madh sa në këto zgjedhje parlamentare.
Duket se PD kërkon të qëndrojë në pushtet me çdo çmim.
Tashmë që nga zgjedhjet e 23 qershorit na ndajnë dhe 10 ditë, pothuajse në të gjitha nivelet e administratës shtetërore po shpërndahen formularë, në të cilët duhet të garantohet jo vetëm vota personale, por dhe ajo e familjes, fisit apo dhe rrethit shoqëror.
Ndërtimet pa leje në Tiranë
Pas denoncimit në Top Channel të valës së ndërtimeve pa leje në kryeqytet, Inspektoriati i Ndërtimit ka ndërhyrë, por në menyre selektive, duke prishur të paktën vetëm njërin nga objektet e denoncuara.
Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i pyetur në lidhje me këtë situatë nuk dha një përgjigje në rast se këto ndërtime do të prishen apo jo.
Gazetarja e Top Channel: Kemi dy ditë që pasqyrojmë shtesa katesh, ndërtime pa leje, duke përfituar ndoshta nga kjo periudhe fushate...
Arvizu: Çfarë ndodh nëse ka një rezultat 70-70 ose 69-68, me 3 mandate të pavendosura
“Skenarët e vështirë? Janë mundësitë e një ngërçi, debatet për interpretimet e rregullave në mënyra të ndryshme. Sjellja e institucioneve është vërtet kryesorja”.
KQZ, debat për vendin e qendrave të votimit
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi mesditen e sotme mbledhjen e radhes me diskutimin e nje rendi te ngjeshur dite.
Mbledhja ka nisur me diskutimin per vendndodhjen e disa qendrave te votimit.
Rendi i dites
I liruari nga burgu, ekzekutohet në qendër të Elbasanit
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë shënohet në qytetin e Elbasanit. Një person është vrarë me armë zjarri rreth orës 14:00, shumë pranë qendrës së qytetit, tek busti i Kristoforidhit. Ekzekutimi ndodhi në një lokal, pranë zyrave të gjendjes civile. Viktima është Hyqmet Pishai, 44 vjeç, një ish-i dënuar me 17 vjet burg për vrasje e kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë dëgjuar 7 të shtëna me armë zjarri, ndërsa mbetet ende i paidentifikuar personi që qëlloi në drejtim të 44-vjeçarit.
Sequi pas takimit me Ramën: KQZ nuk mund të marrë vendime me 4 anëtarë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi zhvilloi paraditen e sotme një takim me kreun socialist Edi Rama, në qendër të të cilit siç u shpreh zyrtari i BE ishte shkëmbimi i pikëpamjeve lidhur me procesin zgjedhor, por edhe çështja e KQZ-së.
Sequi theksoi se takimi i të enjtes me Ramën, ishte në kuadër të takimeve të tij me krerë të politikës shqiptare në këtë moment kulmor të fushatës elektorale në vend.
Hetim ish-drejtuesve të QSUT-së
Pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokuroria ka nisur hetimet për tre ish-zyrtare ne Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Raporti i KLSH tha nje burim eshte dorezuar ne fund te muajit maj ne organin e hetimit, në të cilin dyshohet se ish-Drejtori i Përgjithshem i QSUT-së Saimir Ivziku, ish-drejtori i Burimeve Njerezore Ibrahim Shatri dhe Drejtoresha e Edukimit Alketa Ilo, dyshohet të kenë abuzuar me detyrën.
Teknologjia, dështojnë 2 projektet për 23 qershorin
Asnjëri nga dy projektet pilote të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje nuk do mund të zbatohet në 23 qershor. Testet e zhvilluara nga institucioni qendror i administrimit të zgjedhjeve kanë nxjerrë jo pak probleme, të cilat mund të rrezikojnë vijimin e rregullt të procesit, atë të verifikimit të zgjedhësve në rastin e projektit të verifikimit të zgjedhësve në qarkun e Tiranës dhe atë të numërimit të votave në qarkun e Fierit.
Arvizu: KQZ me 4 anëtarë nuk certifikon rezultatin
Ambasadori i SHBA flet për marrëdhëniet me Berishën.“Qesharak dhe turpërues fotografimii votës në zgjedhje, të numërohen drejt”.
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, deklaroi dje në emisionin “2013 Show” në Vizion Plus të gazetarëve Adi Krasta dhe Lutfi Dervishi, se KQZ me katër anëtarë mbetet një shqetësim, pasi nuk mund të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve. Arvizu foli dhe për marrëdhëniet me Kryeministrin Berisha, po ashtu ka quajtur si qesharak fenomenin e fotografimit të votës.
Majko: Më 23 qershor, PS fiton bastin historik
-Pandeli Majko, një nga të rinjtë e parë të cilët iu afruan Partisë Socialiste në fillim të viteve ‘90, atëherë kur shumë të tjerë bënin të kundërtën, rrëfen se si e shikon partinë në të cilën u rrit edhe politikisht.
Ju keni qenë ndër të parët e afruar në PS e cila 12 vjet më parë u shndërrua nga Partia e Punës në Partinë Socialiste, në 22 vjet më pas, si e shihni PS-në?