Arkiv-Lajme të përditësuara

Provimi i Matematikës, testohen 50 mijë nxënës. Teza e fotografuar del para mbylljes së provimit

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:26

Sot rreth 50 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë të detyrueshëm, atij të Maturës. 

Pa mbaruar ende provimi, teza e matematikes nisi te qarkullonte.

Tezat kane qarkulluar ne Facebook, ku me heret jane fotografuar e me pas jane shperndare ne menyre elektronike, pas te cilave maturantet kane kerkuar ndihme per zgjidhjen e tyre. 

Fier, Arvizu: Do të ketë ekip vëzhguesish nga ambasada. Të gjendet zgjidhja për KQZ-në

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:22

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Fierit, nga ku zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së këtij qyteti, Baftiar Zeqon.

Arvizu u prit nga kryebahshkiaku dhe zyrtarë të tjerë të administratës në hyrje të godinës së bashkisë. Kjo vizitë e ambasadorit, vjen pak ditë pas dhunimit të kandidatit për deputet të FRD-së, Mit’hat Hoxhës. 

Mësohet se temë diskutimi mes kryebashkiakut Zeqo dhe ambasadorit Arvizu, ka qenë procesi zgjedhor në Fier. Ambasadori amerikan garantoi se do të ketë vëzhgues të posaçëm në Fier.

Në prag të zgjedhjeve,rriten pagat dhe pensionet, 44 mln USD për të pushkatuarit pa gjyq

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:20

Bash në orën kur kryetari i PS, Edi Rama ka nisur shpalosjen e programit në TV Klan, kryeministri Sali Berisha ka mbledhur qeverinë dhe ka shpallur vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Vendimi u vlerësua si më i rëndësishmi në 44 projekte, një numër jo krejt rastësor.

Rritja e pagave dhe pensioneve

BE-ja ndërmerr nismën finale për rikthimin e normalitetit në KQZ

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:18

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Takimi - Dje pasdite, Sequi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Arvizu, ku është diskutuar për bisedimet me PS-në dhe LSI-në.

JAHJAGA NË HALL ME ZGJEDHJET LOKALE

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:16

Presidentja Atifete Jahjaga po përballet me vështirësi për shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale.

Për këtë ajo është duke zhvilluar takime me udhëheqës vendës dhe ndërkombëtarë.

Të premten, ajo ka takuar shefin e Zyrës së BE'së në Kosovë Samuel Zbogar ku ka paralajmëruar se zgjedhjet lokale do të mund të mbahen në gjithë Kosovën mes datave 20 e 27 tetor.

Por ende nuk dihet nëse kjo do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet, për shkak të proceseve të ndryshme që po zhvillohen në vend.

“Në rrezik kredibiliteti i rezultatit të zgjedhjeve”

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:15

Kryetari i delegacionit të Asamblese Parlamentare te KE-së në Tiranë, Luca Volonte është i shqetësuar se situata parazgjedhore mund të dëmtojnë kredibilitetin e rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit, 

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Luca Volonte, shprehu gjithashtu shqetësimin e Brukselit në lidhje me ndryshimet në ligjin e medias në prag të 23 qershorit, ndërsa përsëriti një apel për zgjidhjen e situatës në KQZ.

Kjo është intervista e publikuar të premten në versionin shqip, të faqes zyrtare të gjigantëve mediatikë gjermanë.

Ligji për median, OSBE: KKRT dhe RTSH rrezikojnë të kontrollohen nga shumica

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:44

Dunja Mijatoviq, përfaqësuese për lirinë e medias në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka paraqitur sot raportin për lirinë e medias për vitin 2013.  Në raport përfshihet edhe Shqipëria, ku ndër të tjera shprehet shqëtësim për ligjin e ri për transmetimet, dhe rrezikun që KKRT dhe RTSH të mbeten instrumente të politikës.

Rama: Do të punojmë ditë e natë që mos ketë asnjë dorë të papunë

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:43

Rama: Do të punojmë ditë e natë që mos ketë asnjë dorë të papunë 

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një miting madhështor në qytetin e Lushnjës, ku është shprehur mjaft i entuziazmuar për numrin e madh të qytetarëve që kanë marrë pjesë. Sipas Ramës kjo prani e lartë e qytetarëve në shesh tregon se ata e kanë bërë tashmë zgjidhjen e tyre, pasi deri më tani kanë vuajtur pasojat e një qeverisje të gabuar.

Tahiri: Hetim në çdo brinjë të Gaz Dibrës, po ble votat e qytetarëve

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:42

Deputeti socialist, Saimir Tahiri,  akuzon drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Gazmend Dibra për blerjen e votës së qytetarëve. “Hetim në çdo brinjë të Gaz Dibrës dhe gjithë ju të tjerëve që bleni votat e qytetarëve në këmbim të varfërisë dhe skamjes ku i keni lënë vetë! Gaz Dibra dhe ju të tjerët, sot mbase keni imunitetin e pushtetit. Nesër jo! Para drejtësisë duhet të shkoni, për këto dhe të tjera! Praktika e sharlatanëve që blejnë lirinë e qytetarëve, nën kërcënimin e pengmarrjes nga hallet ku vetë i kanë lenë, është kamzhiku modern i pushtetit.

Qeveria miraton rritje pagash dhe pensionesh 10 ditë para zgjedhjeve, dëmshpërblim dhe për të përndjekurit

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:41

Dhjetë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, qeveria miratoi në parim rritjen e pagave dhe pensioneve. Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave të zhvilluar në një orar të pazakontë (rreth orës 21:30) u vendos që rrogat do të rriten deri në 6% dhe vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. E teksa shpjegonte rritjen e pagave dhe pensioneve, Berisha nuk ka kursyer akuzat për rivalin e tij, Edi Rama.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara