Rama: Do të punojmë ditë e natë që mos ketë asnjë dorë të papunë

Postuar në 13 Qershor, 2013 15:43

Rama: Do të punojmë ditë e natë që mos ketë asnjë dorë të papunë 

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një miting madhështor në qytetin e Lushnjës, ku është shprehur mjaft i entuziazmuar për numrin e madh të qytetarëve që kanë marrë pjesë. Sipas Ramës kjo prani e lartë e qytetarëve në shesh tregon se ata e kanë bërë tashmë zgjidhjen e tyre, pasi deri më tani kanë vuajtur pasojat e një qeverisje të gabuar.

 Ai ka thënë se në 23 qershor do të vendoset për rrënimin e vendit që përfaqësohet nga Sali dhe familja e tij, apo për rrugën e rilindjes, drejt punësimit dhe zhvillimit.  “Ne nuk ju premtojmë parajsën, por jemi të bindur se në 4 vjet do të bëjmë gjëra që deri më tani këtij populli i janë bërë të pamundura. Ne do të punojmë për një sistemin shëndetësor falas”, tha Rama.

“Jemi të bindur që së bashku se në 4 vjet do bëjmë gjëra që në 20 vjet këtij populli nuk i janë bërë. Ajo që unë ju zotohem që pas 23 qershorit do punojmë ditë dhe natë që të mos ketë asnjë dorë të papunë”, theksoi Rama.

“Kujtoni 44 dhe votoni 29, pasi ju e dini mirë se mes rrënimit dhe rilindjes ja vetëm një adresë, PS, me numër 29. Ka mbetur edhe 10 ditë nga dita kur ju do të jepni votën tuaj. Merrni me vete dhe dikë tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar, pasi nuk ka lëkundje mes rrënimit dhe rilindjes, mes taksës së sheshtë dhe taksimit të ndershëm, mes papunësisë dhe punësimit”, përfundoi fjalimin kreu i opozitës.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.