Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha: Brenda 1 viti asnjë shqiptar në varfëri ekstreme

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:51

Kryeministri Sali Berisha u ndal në Kombinat në një takim elektoral me banorë të kësaj lagjeje të kryeqytetit. Prej andej ai premtoi se në vitin e parë të mandatit të tretë do të zhduket varfëria ekstreme.

“Brenda vitit të parë të mandatit, nuk do të ketë familje në këtë lagje, në Tiranë apo Shqipëri që jeton në varfëri ekstreme.”- tha Berisha.

Sipas tij, shqiptarët do të ndahen nga vërfëria nëpërmjet rritjes së ndihmës ekonomike, dhe rritjes së punësimit.

Më herë kreu i qeverisë u ndal në Kombinat në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit fason në këtë zonë.

Rama takim emocionues në Bera

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:49

BERAT- Në një takim entuziast dhe emocionues, kryetari Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qytetin e Beratit. Rama tha se data 23 qershor është dita kur Shqipëria duhet të rilind, të bëhet një vend i zhvilluar dhe i lulëzuar. Rama foli për shëndetësinë, taksën e ndershme, arsimin, punësimin etj.

BE paralajmëron partitë: Po ju vëzhgojmë, shmangni dhunën

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:47

Bashkimi Europian kërkon shmangien e dhunës gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 23 qershorit. Apeli është bërë nga ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë, me anë të një deklarate për shtyp.

Batërdi ndërtimesh pa leje në Tiranë (Luli ndërkohë është i zënë me fushatën)

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:46

Duke përfituar nga fakti që e gjithë vëmendja është përqendruar tek fushata elektorale dhe zgjedhjet e 23 qershorit, persona të shumtë kanë përfituar për të rikthyer ndërtimet pa leje në kryeqytet.

Top Channel raporton se në Tiranë ka shpërthyer një batërdi ndërtimesh pa leje.

Kështu, në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrave të Bashkisë, ka nisur një ndërtim në katin e fundit të një pallati ekzistues, ku punëtorët punojnë në mes të ditës pa u penguar nga askush.

KiE: KQZ, rrezik për zgjedhjet

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:45

Tre prej pesë reporterëve të Këshillit të Europës, në përfundim të vizitës së tyre në Tiranë, kanë cituar një deklaratë të kryeministrit Berisha ku ai ka deklaruar se në çdo lloj rrethane do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Këtë detaj e bëri publik gjatë konferencës për shtyp anëtari i këtij delegacioni Petros Tatsopoulos. 

Prokuroria apelon vendimin për "21 Janarin"

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:49

Prokuroria e Përgjithshme do të dërgojë në apel vendimin e gjykatës për ngjarjen e “21 Janarit”.

Më 13 shkurt, gjykata shpalli të pafajshëm kreun e gardës, Andrea Prendi dhe gardistin, Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasje të protestuesve.

Astrit Haxhialushi do të jetë relator i çështjes, që do të nisë më 19 qershor.

 

 

SHEKULLI

Berisha-ish të përndjekurve: Kërkoj durimin tuaj

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:47

TIRANË Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dje mirëkuptimin e ish të përndjekurve dhe ish-pronarëve lidhur me problematikën që ka shoqëruar prej vitesh këto dy kategori. Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar me qytetarë të Velipojës, Berisha foli fillimisht për ndryshimet e vazhdueshme që i janë bërë ligjit të ish të përndjekurve politikë në funksion të dëmshpërblimit. ”… Dëmshpërblimi mund dhe duhet të jetë më i shpejtë dhe do të bëjmë gjithçka për ta shpejtuar. Por ka dy gjëra dhe unë kërkoj mirëkuptim. Çfarë ka ndodhur në këtë ligj? Ky ligj ka ardhur duke u plotësuar vazhdimisht.

Kolegji rrëzon sërish KQZ-në: Jo numërimit të votave në Dërmënas

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:43

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

KZAZ 59 - KZAZ 59 parashikohej të kishte Vendimin e Numërimit të Votave në një ambient larg zonës së qytetit të Fierit, kjo u kontestua nga PS

Volfarth do largohet 4 ditë pas zgjedhjeve, por merakun nuk e ka tek standardet, por a do pranohet rezultati

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:41

Ambasadori i prezencës së OSBE në vendin tonë, Eugen Volfarth, do të largohet nga Shqipëria katër ditë pas zgjedhjeve, duke organizuar me këtë rast një koktejl ku të ftuar do jenë krerët e shtetit.

Volfarth, një ambasador i shumëkritikuar nga opozita në Shqipëri, sidomos nga opozita mediatike, ka dhënë një intervistë për emisionin “Tonight” të Ilva Tares, duke theksuar se merakun më të madh ka nëse do pranohet rezultati dhe jo punën e standardeve.

Sipas Volfarth, sondazhet tregojnë se gara do jetë e ngushtë.

KQZ-ja, McCormack: Certifikimi i zgjedhjeve kërkon 5 anëtarë

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:38

Conny McCormack, kryesuesja e misionin vëzhgues ndërkombëtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit që zhvillohen në vendin tonë deklaron se situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbetet e pandryshuar. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara