Kolegji rrëzon sërish KQZ-në: Jo numërimit të votave në Dërmënas

Postuar në 11 Qershor, 2013 07:43

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

KZAZ 59 - KZAZ 59 parashikohej të kishte Vendimin e Numërimit të Votave në një ambient larg zonës së qytetit të Fierit, kjo u kontestua nga PS

3 QV - Disa javë më parë, Kolegji rrëzoi vendimin e KQZ-së që përcaktonte ngritjen e 3 QV-ve në ambiente private në njësinë 4 të Tiranës

2009 - Komuna Qendër edhe në vitin 2009 ka pasur probleme në procesin e numërimit të votave. Kjo zonë e Dërmënasit ka qenë problematike

Pas qendrave private në 3 QV-të e Tiranës kërkohet numërimi i përqendruar në Fier

BLEDAR HOTI

Kolegji Zgjedhor rrëzon sërish Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për çështjen e VNV-së së Fierit për KZAZ 59. E përcaktuar në një kontestim të fuqishëm nga ana e PS-së, KQZ-ja la që votat të numëroheshin në një zonë problematike në Dërmënas. Trupa e Gjykatës së Kolegjit e kryesuar nga Petrit Çomo bëri të ditur rrëzimin e vendimin nr. 500 të KQZ-së që parashikonte ngritjen e VNV-së në një zonë jashtë qytetit, në Komunën Qendër të Fierit. Pasi dëgjoi palët, Kolegji Zgjedhor rrëzoi pretendimin e KQZ-së, duke i kërkuar që VNV-ja e KZAZ-së nr.59 e Fierit të ngrihet në qytet dhe jo në Komunën Qendër të Fierit, në shkollën e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”. Kjo shihet si një vendim i drejtë nga ana e PS-së, kjo zonë shihej si tepër konfliktuale sa herë kishte zgjedhje. Komuna qendër, VNV-ja e KZAZ 59 ishte dhe objekt i konfliktit të bllokimit të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Dy avokatët e PS-së, Eridian Salianji dhe Koli Bele bënë paraqitjen e pretendimeve të tyre në lidhje me arsyet se pse duhet të rrëzohet vendimi i KQZ-së. Kjo është hera e dytë që Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimet e KQZ-së në lidhje me caktimin e vendeve të numërimit të votave apo të qendrave të votimit. Më parë u kërkua anulimi i vendimit për caktimin e 3 qendrave të votimit në ambiente private.

Pretendimi i PS-së

Pretendimi i palës mbrojtëse të PS-së u paraqit nga Eridian Salianji dhe Koli Bele. “Vendimi i KQZ-së është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor për arsyet e mëposhtme: KQZ ka arsyetuar se: Prefekti i Fierit, me shkresën nr. 305/3, prot, datë 07.05.2013, i është drejtuar KQZ, duke i vënë në dispozicion ambientet e mundshme, të cilat mund të shërbejnë si Vende të Numërimit të Votave në këtë qark. Ambienti i vënë në dispozicion për ZAZ-në nr. 59, Qarku Fier është Shkolla e Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, Komuna Qendër Fier. Ky ambient ndodhet brenda Zonës Zgjedhore dhe plotëson kriteret e parashikuara në nenin 93 dhe 94 të Kodit, si dhe të Udhëzimit nr. 12, të KQZ “Për caktimin dhe përgatitjen e vendit të numërimit të votave, mënyrën e ngritjes së grupeve të numërimit dhe caktimin e tavolinave të numërimit të votave”. Nenet 93 dhe 94 të Kodit përcaktojnë disa kritere ligjore: 1. Neni 93, pika 1: VNV, për sa është e mundur  vendosen në ndërtesa publike me hyrje të lirë. Përjashtohen banesat private dhe ndërtesat me pronësi të palëve në zgjedhje apo që kanë shërbyer si shtabe elektorale të partive politike.

2. Neni 94, neni 1 paragrafi i fundit: Si rregull VNV nuk ndryshon nga njëra zgjedhje nga tjetra. 3. Neni 94: KQZ mund të zgjedhë bashkinë qendër rrethi, edhe kur ajo është jashtë territorit të ZAZ. 4. Neni 94: KQZ mund të zgjedhë Bashkinë brenda ZAZ-së. 5. Në zgjedhjen e VNV, u jepet përparësi: kushteve të VNV-së se për realizimin e funksionit (hapësirë e mjaftueshme, energji, internet, lehtësive logjistike, distancës, transportimit të materialit zgjedhor nga QV në VNV etj”, tha Salianji i PS-së.

Sipas tij, sipas Kodit, logjikisht duhet: “1. Në përcaktimin e VNV, si opsion i parë është Bashkia Qendër Rrethi. 2. Në mungesë të kushteve të Bashkisë Qendër Rrethi, apo në rastin kur organizimi në territor i ZAZ apo kriteret e tjera, avantazhojnë bashkinë brenda ZAZ-së, zgjidhet kjo e dyta. 3. Në rastin ekstrem (praktikisht i paverifikuar) kur mungojnë ambientet publike që plotësojnë këto kritere në Bashki Qendër Rrethi apo Bashki brenda ZAZ, përjashtimisht KQZ mund të zgjedhë edhe objekte në njësinë më të madhe administrative. Gjithashtu, Salianji paraqiti dhe pretendimin se “Qarku i Fierit për shkak të zbatimit të projektit të numërimit elektronik kërkon një përqendrim të të gjitha VNV-ve. Në mbështetje të nenit 158/1,b/3 kërkojmë:

Gjykimin e çështjes në themel dhe pranimin e padisë, duke vendosur Caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr. 59, Qarku Fier, në shkolla e mesme “Perikli Konomi”, Bashkia Fier”.

 

 

Kryekomisionerja

Zgjedhjet, Lleshi takon delegacionin e KiE-s

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi, priti në një takim delegacionin e posaçëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Takimi u zhvillua pa praninë e mediave. Ndërkaq, nesër përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të kenë takime me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe me liderë të partive politike. Respektimi i Kodit Elektoral dhe mënyra se si po zhvillohet fushata, janë dy drejtimet kryesore ku është përqendruar vëmendja e këtij delegacioni. Këshilli i Europës ka planifikuar të sjellë në Shqipëri 27 vëzhgues për zgjedhjet e 23 qershorit. Delegacioni do të qëndrojë në vendin tonë më 10-11 qershor do ketë si detyrë vlerësimin e legjislacionit elektoral dhe zhvillimin e fushatës zgjedhore. Delegacioni kryesohet nga ish-parlamentari italian, Luca Volonte. Ata kanë zhvilluar dhe takime me përfaqësues të medias, me të cilët kanë mbledhur mendimet e ndryshme të opinionistëve për situatën parazgjedhore në Shqipëri.

 

 

 

Takime dhe me KiE

Unioni, letër KQZ-së për kasetat e gatshme

Unioni i Gazetarëve i drejtohet me anë të letre kryetares së KQZ-së, Lefterije Lleshi, për të anuluar vendimin e marrë nga ky institucion për çështjen e kasetave të gatshme të partive. “Me autoritetin tuaj ligjor, ne kërkojmë që të ndërhyni për t’u ndalur fuqia vepruese e këtij vendimi, pasi ai bie ndesh me dispozita të Kushtetutës së Shqipërisë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh besimin se ju si drejtuese e institucionit kryesor të zgjedhjeve do të reagoni pa humbur kohë dhe do të ndërmerrni të gjitha veprimet ligjore, që ky vendim të mos ketë fuqi vepruese përgjatë ditëve të mbetura të fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ne jemi të bindur se lënia në fuqi e këtij vendimi, do të shkaktojë një reagim të organizatave ndërkombëtare që merren me mbrojtjen dhe vlerësimin e lirisë së shtypit dhe të mediave në vend, si dhe në indekset e tregueshmërisë së lirisë dhe pavarësisë së mediave, vendi ynë rrezikon të pësojë rënie tronditëse”, thuhet në letrën e drejtuar nga kreu i Unionit, Aleksandër Çipa.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.