Batërdi ndërtimesh pa leje në Tiranë (Luli ndërkohë është i zënë me fushatën)

Duke përfituar nga fakti që e gjithë vëmendja është përqendruar tek fushata elektorale dhe zgjedhjet e 23 qershorit, persona të shumtë kanë përfituar për të rikthyer ndërtimet pa leje në kryeqytet.
Top Channel raporton se në Tiranë ka shpërthyer një batërdi ndërtimesh pa leje.
Kështu, në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg zyrave të Bashkisë, ka nisur një ndërtim në katin e fundit të një pallati ekzistues, ku punëtorët punojnë në mes të ditës pa u penguar nga askush.
Të tjera ndërtime po kryhen në pallatet pranë lulishtes “1 Maji”, përballe ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”, ku disa ndërtime, falë lehtësive që të ofron teknologjia, kanë përfunduar, ndërkohë që të tjera vijojnë punën me ritme të shpejta për të mbyllur gjithçka para ditës së zgjedhjeve.
Sipas TCH, banorët kanë denoncuar disa herë në bashki, po askush nuk ndjehet.
Kjo, duke qenë se që nga kryebashkiaku Lulzim Basha, janë përfshirë ethshëm në fushatën elektorale. Dhe thotë pastaj që qytetarët janë të parët./b.l
TEMA

Add new comment