BE paralajmëron partitë: Po ju vëzhgojmë, shmangni dhunën

Postuar në 11 Qershor, 2013 14:47

Bashkimi Europian kërkon shmangien e dhunës gjatë fushatës dhe zgjedhjeve të 23 qershorit. Apeli është bërë nga ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë, me anë të një deklarate për shtyp.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me Krerët e Misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor. Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të sillen sipas këtij standardi”,- thuhet në deklaratë.

Gjithashtu ambasadorët e BE-së theksojnë më tej se presin nga partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me zhvillimin e një procesi sa më të qetë zgjedhor dhe sipas standarteve ndërkombëtare.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.