Studimi: Bota më pak paqësore. Shqipëria në vendin e 6

Nje bote gjithnje e me pak paqesore. Ne kete perfundim ka mberritur studimi Indeksi Global i Paqes 2013, sipas te cilit rritja e numrit të vrasjeve dhe rritja e shpenzimeve ushtarake nga disa vende janë duke e bërë botën një vend më pak paqësor.
Sipas studimit, 110 vende u bënë më pak paqësore në vitin e kaluar, ndërsa 48 vende u bënë më paqësore.
Kosova renditet në mesin e 162 shteteve të monitoruara dhe klasifikohet në vendin e 72-të, prapa Shqipërisë e cila pozicionohet e 69-a, e prapa Serbisë ne vendin 62, por para Malit të Zi e Maqedonisë e listohen në vendin e 73-të,
përkatësisht 79-të.
Studimi përmendi luftën civile siriane, dhe shpenzimet e rritura ushtarake në Iran, Irak, Afganistan dhe vende të tjera.
Raporti tha se Rusia dhe Euroazia mbetën ndër rajonet më pak paqësore në botë, prapa dy rajoneve tjera që janë edhe më pak paqësore, Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme e Afrikës së Veriut.
Studimi tha se Islanda është vendi më i qetë, ndërsa Afganistani është në fund të listës së të qenit paqësor.
Studimi kryhet çdo vit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, së bashku me një panel ndërkombëtar ekspertësh të pavarur.
PANORAMA
Add new comment