Rama takim emocionues në Bera

BERAT- Në një takim entuziast dhe emocionues, kryetari Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qytetin e Beratit. Rama tha se data 23 qershor është dita kur Shqipëria duhet të rilind, të bëhet një vend i zhvilluar dhe i lulëzuar. Rama foli për shëndetësinë, taksën e ndershme, arsimin, punësimin etj.
"E kam të pamundur t’ua shpjegoj se çfarë fati është të shohësh atë që unë shoh nga kjo tribunë: kjo është tribuna e një privilegji shumë të madh, e një përgjegjësie shumë të madhe për t’i shërbyer këtij qarku nga Berati në Skrapar, në Kuçovë e në çdo fshat. Votoni nr.29, që është numri i ditës kur Shqqipëria u çlirua, është numri i ditës kur Shqipëria do të çlirohet edhe një herë.
Është kaq fantastike kjo pamje, sot sa unë nuk do ta prish këtë mrekulli duke folur për të shkuarën që po ikën, por me këtë fuqi që është mbledhur në shesh e ardhmja është vetëm 12 ditë larg!"- tha Rama.
Takimi elektoral në Berat u hap me dëshmitë e disa qytetarëve, të cilët shprehën shqetësimet.
SHEKULLI
Add new comment