Arkiv-Lajme të përditësuara

Ilir Meta: Synojmë 26 mandate në këto zgjedhje me ndihmën e grave

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:11

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka bërë të ditura synimet e partisë së tij për këto zgjedhje.

Duke folur në Forumin e Gruas, Meta tha se ata synojnë 26 mandate në këto zgjedhje, me ndihmën e grave.

Tkurren bizneset e mëdha

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:10

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Finanacave tregojnë se kriza ka ulur numrin e bizneseve të mëdha aktive që kontribuojnë në buxhetin e shtetit. 

Sipas një raporti zyrtar të Financave, në tremujorin e parë të vitit numri i kompanive që paguan tatimin mbi fitimin ra me 5 për qind krahasuar me vitin e kaluar. 

Kukës, gjykata lë të lirë biznesmenin Sejdia

Postuar në 10 Qershor, 2013 08:04

KUKES- Gjykata e Kukesit ka pushuar ceshtjen ne ngarkim te biznesmentit kosovar Hajdin Sejdia, duke e lene ate te lire. 

Vendimi eshte marre sot, nderkohe qe ne seance ka qene i pranishem edhe ai. “Prokuroria ka kerkuar shuarjen e mases se sigurise dhe lkenien e tij te lire, duke thene se ne ngarkim te tij nuk ka asnje ceshtje penale”- raporton “News 24″.

Me heret, Sejdia u arrestua në burg me afat 40 ditë pasi u ndalua nga Policia Kufitare e Kukësit, duke qene se rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Drejtësia e Emirateve të Bashkuara. 

Velipojë, Berisha: Nuk ju dëmshpërblyem për përmbytjet, kishim vështirësi

Postuar në 10 Qershor, 2013 08:04

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, zhvilloi një takim elektoral në Velipojë nga ku premtoi se, do të dëmshpërblehet çdo metër katror i përmbytur. Ai pranoi se nuk mundi dot t’ua e jepte dëmshpërblimet të dëmtuarve, për shkak se KESH-i, sipas tij, ka qenë në vështirësi. 

"Keni patur probleme përmbytjeje. Do të paguhet çdo qindarkë. Nuk ua paguan qeveria, ua paguan ligji. Qëndrojmë garant se kjo do të zbatohet. 

Masat për zgjedhjet, efektivat e policisë 12 orë në punë

Postuar në 10 Qershor, 2013 08:02

Çdo efektiv policie do të jetë 12 orë në punë për zgjedhjet e 23 qershorit. Policia e Shtetit harton plan masash për mbarëvajtjen dhe monitorimin e zgjedhjeve . Drejtori i Policisë së Përgjithshme Hysni Burgaj, firmosi sot urdhrin për gatishmërinë e uniformave blu, i cili do  qendroje ne fuqi deri në përfundim të procesit zgjedhor.

 

 

 

MAPO

Fushata, PS kërcënon zyrtarët: Po abuzuat, do përballeni me drejtësinë

Postuar në 10 Qershor, 2013 08:00

Socialistët vlerësojnë ODIHR-in: Raporti, këtë radhë i qartë 

Fatjona Mejdini

Leskaj: Vlora do i japë e para grushtin Berishës. Do dalim 9 me 3 në qark

Postuar në 10 Qershor, 2013 07:59

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Valentina Leskaj, në një intervistë për gazetën Dita, komenton vendosjen e Ramës në krye të listës së kandidatëve për këtë qark. Leskaj thotë se Vlora do jetë përcaktuese në momentin e kësaj kthese historike.

Topi: Qeveria të garantojë sigurinë e zgjedhjeve

Postuar në 10 Qershor, 2013 07:57

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi reagoi publikisht për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Roskovec, ku kandidati i kësaj force politike është dhunuar barbarisht me mjete të forta duke mbetur i plagosur rëndë. 

KiE në Tiranë për një vëzhgim parazgjedhor

Postuar në 10 Qershor, 2013 04:35

Një delegacion gjashtë-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (Pace), i udhëhequr nga Luca Volonte vjen sot për një mision parazgjedhor në Shqipëri. 

Misioni do të qendroje në Tiranë në datat 10 dhe 11 qershor për të vlerësuar kuadrin zgjedhor dhe fushatën para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 23 qershor. 

Gjatë kësaj vizite në Tiranë, delegacioni do të takohet me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, Ministrin e Brendshëm dhe me delegacionin e Këshillit të Evropës në Tiranë. 

“Zhdukja” e inaugurimeve të Berishës

Postuar në 10 Qershor, 2013 04:35

Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha inauguroi ujësjellësin në  Spitallë -Porto Romano, në Durrës. Investimi kap vlerën e 101 milion lekë dhe nga ky ujësjellës përfitojnë ujë 24 orë mbi 25.000  banorë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara