Ilir Meta: Synojmë 26 mandate në këto zgjedhje me ndihmën e grave

Postuar në 10 Qershor, 2013 15:11

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka bërë të ditura synimet e partisë së tij për këto zgjedhje.

Duke folur në Forumin e Gruas, Meta tha se ata synojnë 26 mandate në këto zgjedhje, me ndihmën e grave.

“Unë ju falënderoj të gjithave ju që keni besuar tek LSI, që jeni angazhuar përgjatë këtyre 8 viteve. Jam krenar që LGI sot përfaqëson një realitet shpresëdhënës politik në të gjithë Shqipërinë, ju gra e vajza me energji për të përçuar mesazhe emancipuese për shoqërinë e politikën. Angazhimi i gruas në politikë. Ne kemi bindjen se shoqëria nuk mund të përparojë më shpejt pa u emancipuar me ritmin e duhur. Ne kemi besuar për një pjesëmarrje sa më aktive të gruas dhe vajzës në politikë dhe vendimmarrje, pjesëmarrja e tyre i shërben rritjes së përgjegjshmërisë së klasës politike në vend që të përqendrohet tek hallet e përditshme të shoqërisë, si varfëria papunësia e përjashtimi social”, tha Meta.

“LSI ka prioritet të veçantë forcimin e vlerave familjare, fuqizimin ekonomik të grave, synojmë punësimin e tyre për të zbutur problemet sociale me të cilat ato e familjet shqiptare ndeshen çdo ditë. Ne mbështesim bizneset që punësojnë gratë.

Sfida jonë në fund të 4 viteve është të dyfishojmë numrin e grave dhe vajzave që dyfishojnë drejtimin dhe menaxhimin e bizneseve në vend.

Me ndihmën e grave synojmë të fitojmë 26 mandate deputetësh në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Meta më tej.

Pak më herët foli edhe Monika Kryemadhi, kandidate e LSI për qarkun e Lezhës.

“Atë që bën LSI nuk e bën asnjë parti tjetër. Prodhon gra dhe vajza të reja politikane të Shqipërisë europiane. Humanizmin, njerzillëkun brenda LSI-së e sollën gratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse LSI është një parti që bart brenda vetes së saj vlerat. Vetëm në LSI ne kemi kuotat ku jemi të barabarta. Do t’i tregojmë Ilir Metës që gratë e LSI-së do t’i japin fitore LSI-së në 23 qershor. Lufta jonë nuk është me burrat, por me mentalitetin e politikës së vjetër në Shqipëri. Duke votuar numrin 26 në 23 qershor është fundi i politikës antigrua në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi./ep

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.