“Zhdukja” e inaugurimeve të Berishës

Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha inauguroi ujësjellësin në Spitallë -Porto Romano, në Durrës. Investimi kap vlerën e 101 milion lekë dhe nga ky ujësjellës përfitojnë ujë 24 orë mbi 25.000 banorë.
"Kam kënaqësi të madhe që vij sot këtu, pasi po në këtë shesh premtova solemnisht ujësjellësin dhe ujë 24 orë për ju. Sot ju pas një pune të madhe investimeve të qeverisë dhe ndërmarrjes së ujësjellësit jeni zona që merrni ujë 24 orë, siç e meritoni", u shpreh Berisha gjatë ceremonisë. "Prandaj i thoni shokut të autobuzit mavi hajde sille autobuzin tënd këtu, që të shpëtosh nga mesjeta e Shqipërisë, sepse këtu kemi ujë 24 orë".
Por çfarë ndodhi 24 orë më pas?
“Aty ku Sali Berisha inauguroi ujësjellësin e Spitallës, pas 24 orësh jo vetëm që nuk ka ujë por nuk ka më as çezëm”, shkruan kandidati i PS-së në qarku i Durrësit.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur vetëm në Spitallë por mesa duket është një taktikë inaugurimesh. “Në Shënavlash PD pretendon se, po instalojnë furnizimin me ujë të pijshëm. Ja pamja e tubacioneve sot. Gënjeshtra 22 vite”, thotë Beqja.
SHEKULLI
Add new comment