KiE në Tiranë për një vëzhgim parazgjedhor

Një delegacion gjashtë-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (Pace), i udhëhequr nga Luca Volonte vjen sot për një mision parazgjedhor në Shqipëri.
Misioni do të qendroje në Tiranë në datat 10 dhe 11 qershor për të vlerësuar kuadrin zgjedhor dhe fushatën para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 23 qershor.
Gjatë kësaj vizite në Tiranë, delegacioni do të takohet me Kryeministrin, Kryetaren e Parlamentit, Ministrin e Brendshëm dhe me delegacionin e Këshillit të Evropës në Tiranë.
Takime janë parashikuar po ashtu edhe me Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit e partive politike në zgjedhje, diplomatë në Tiranë, shoqërinë civile dhe media.
Një delegacion prej 27-anëtarësh, thuhet me tej ne deklarate, do të rikthehet në Shqipëri për të vëzhguar votimin para se të bëhet një vlerësim përfundimtar. Vëzhguesit do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila është planifikuar për të martën 11 qershor në orë 18:30 në Hotel Rogner.
Anëtarët e delegacionit: Luca Volontè, kreu i delegacionit, Alina Stefania Gorghiu dhe Petros Tatsopoulos. Pjesë e delegacionit do të jenë edhe, bashkëreporterët për monitorimin e Shqipërisë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco.
PANORAMA
Add new comment