Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha: Të dielën bashkohet Tirana me Elbasanin

Postuar në 14 Qershor, 2013 14:50

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka paralajmëruar se të dielën do të inaugurohet tuneli Tiranë- Elbasan.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se, ajo që deri dje dukej e pamundur, këtë të dielë bëhet realitet, Tiranë dhe Elbasani vetëm 15 minuta larg.

Rama në Laç: S’mund ta mbajmë më katragjyshin me antiplumb mbi kurriz

Postuar në 14 Qershor, 2013 14:43

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur pasditen e sotme një miting në qytetin e Laçit. Menjëherë pasi grupi i valltarëve ka kërcyer vallen e Tropojës, Rama tha se, “kjo pamje për mua është e paparë”. Në fjalën e tij kreu i opozitës ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se ka rrënuar vendin duke menduar vetëm për familjen e tij. Lideri i socialistëve tha se s’mund të mbajmë më katragjyshin me antiplumb mbi kurriz.

PS çon në prokurori Gazmend Dibrën: Bleu votat me pako ushqimesh

Postuar në 14 Qershor, 2013 14:42

Partia Socialiste ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Burgjeve, Gazmend Dibra, për veprën penale të “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, parashikuar në nenin 328 i Kodit Penal.

Padia është depozituar nga Sajmir Tahiri, kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës, i cili referuar disa filmimeve të shfaqura në media, bën me dije se nga ana e shtetasit Gazmend Dibra por edhe personave të tjerë të paindentifikuar nga ana e tyre, janë kryer veprime të cilat parashikohen nga ana e Kodit Penal dhe konkretisht nga neni 328 i tij si vepër penale.

“Berisha ka vetëm një apartament? Po Zeni, Gita, Gimi… sa apartamente kanë?”

Postuar në 14 Qershor, 2013 14:41

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha, se ka vetëm një apartament 120 metra katror. Ai pyet kryeministrin sa apartamente dhe vila ka ndërkohë Gita, Zeni, Gimi dhe Familja.

“Si si, ke thënë? Ke vetëm një apartament me 120 metra katror? Po pse gënjen? Është shumë më tepër se aq e para. Po Gita sa apartamente ka, e dyta? Po Zeni sa apartamente ka? Po kunati, Gimi i madh, sa apartamente ka?

Gjeneralët, padi presidentit

Postuar në 14 Qershor, 2013 14:39

Tre gjeneralët e liruar nga presidenti i Republikës kërkojnë të rikthehen në detyrë. Nëpërmjet tre padive civile, secili prej tyre i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke i kërkuar gjyqësorit që të pezullojë dekretin e presidentit Bujar Nishani të datës 21 maj, si dhe të pezullojë urdhërin e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami për lirim nga detyra. 

INTERVISTA/ Ambasadorja gjermane: Zgjidhje urgjente për KQZ dhe hetim penal për rastet e dhunës

Postuar në 14 Qershor, 2013 11:11

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri flet për “Deutsche Welle”-n për atmosferën elektorale dhe primtshmëritë për 23 qershorin, për pjesëmarrjen në votime dhe raportet Tiranë – Berlin pas zgjedhjeve në të dy vendet.

Parlamenti në Tiranë i ka miratuar më në fund me votim të cilësuar paketën me tri ligjet për integrimin. E themi tani që Shqipëria e kap objektivin e saj strategjik për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE?

Islanda tërhiqet nga BE, Fule: E vështirë për mua, por respektoj vendimin e qeverisë dhe qytetarëve

Postuar në 14 Qershor, 2013 11:10

Islanda është tërhequr nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Deklaraten e ka bere ministri i Jashtëm i këtij vendi, Gunar Bragi Svejnson, tre javë pasi qeveria e re ka marrë detyrën.

“Kështu funksionon demokracia. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të forcojmë marrëdhëniet tona në mënyra të tjera”, ka thënë ai, gjatë vizitës në selinë e BE-së.

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka pranuar se tërheqja e Islandës nga anëtarësimi në bllok, paraqet goditje personale për të.

Berisha zemërohet me Albana Vokshin

Postuar në 14 Qershor, 2013 11:09

Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë takimeve elektorale në qarkun e Durrësit është ndalua në një tubim në zonën e Kënetës. Berisha shoqërohej nga kandidatët për deputetë Oerd Bylykbashi, Igli Care dhe Eduard Halimi.

Në krah të tij ishte edhe Albana Vokshi por emri i saj nuk u përmend nga Berisha. Kryeministri është i pakënaqur me fushatën e saj pasi shumë nga kryetarët e njësive të pushtetit lokal të PD-së në Durrës nuk janë të angazhuar plotësisht. Ndonëse në kundërshtim me ligjin, mitingu i PD-së u organizua brenda ambientit të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme të kësaj zone.

Rama: Sipërmarrësit e PS erdhën në politikë nga biznesi, politikanët e PD u bënë biznesmenë nga korrupsioni

Postuar në 14 Qershor, 2013 11:07

Kryetari i Partisë Socialiste në një takim me banorët e Gurit të Zi në Shkodër deklaroi se Partia Demokratike, që është kthyer në një parti familjare, do të ndëshkohet me votë më 23 qershor.

Duke iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha për miliarderët e PS-së, Rama tha se ndryshimi mes sipërmarrësve socialistë dhe anëtarëve të qeverisë është se biznesmenët e PS-së i kanë bërë paratë me bizneset e tyre, ndërsa qeveritarët janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, përmes korrupsionit.

Financat futen në krizë?!

Postuar në 14 Qershor, 2013 11:05

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë së muaji maji ishte katastrofik për financat e shtetit. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat nga taksat ranë me 30 për qind krahasuar me majin e vitit 2012. 

Shifrat tregojnë se kjo është rënia më e madhe e të gjitha kohërave, duke nxjerrë jashtë parametrave ligjor të gjithë treguesit e buxhetit. Në total si pesëmujor, të ardhurat e mbledhura në arkën e shtetit janë 10.7 miliardë lekë më pak se plani dhe mbi 7.6 miliardë lekë më të ulëta se një vit më parë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara