Provimi i Matematikës, testohen 50 mijë nxënës. Teza e fotografuar del para mbylljes së provimit

Postuar në 14 Qershor, 2013 06:26

Sot rreth 50 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të dytë të detyrueshëm, atij të Maturës. 

Pa mbaruar ende provimi, teza e matematikes nisi te qarkullonte.

Tezat kane qarkulluar ne Facebook, ku me heret jane fotografuar e me pas jane shperndare ne menyre elektronike, pas te cilave maturantet kane kerkuar ndihme per zgjidhjen e tyre. 

“News 24″ ka publikuar kopje te tezave, duke pretenduar se jane ato te provimit te sotem. “I kemi marre nga nje nxenes qe u testua, por emrin per aryse etike dhe burimore nuk mund ta bejme publike”- ka thene gazetari ne linje direkte per “News 24″. 

Testi 
Specialistët e AKPsë sqarojnë se nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi pyetjet do të jenë për të tria nivelet e nxënësve. Do të ketë pyetje për të dobëtit në masën 40% të pyetjeve, për nxënësit mesatarë në masën 40% dhe për të shkëlqyerit 20% të pyetjeve. MASH bën me dije se do të ketë penalizime të forta për të gjithë nxënësit që tentojnë të kopjojnë. 

Edhe gjatë këtij provimi do të ketë bllokues të valëve të celularit në klasa dhe detektorë për të kapur të gjitha pajisjet elektronike që mund të tentohet të futen në ambientet e provimit. Ndërkohë MASH ka veçuar testet e dyshuara për provimin e Letërsisë dhe do të verifikojë nëse ka pasur kopje.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.