Berisha zemërohet me Albana Vokshin

Postuar në 14 Qershor, 2013 11:09

Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë takimeve elektorale në qarkun e Durrësit është ndalua në një tubim në zonën e Kënetës. Berisha shoqërohej nga kandidatët për deputetë Oerd Bylykbashi, Igli Care dhe Eduard Halimi.

Në krah të tij ishte edhe Albana Vokshi por emri i saj nuk u përmend nga Berisha. Kryeministri është i pakënaqur me fushatën e saj pasi shumë nga kryetarët e njësive të pushtetit lokal të PD-së në Durrës nuk janë të angazhuar plotësisht. Ndonëse në kundërshtim me ligjin, mitingu i PD-së u organizua brenda ambientit të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme të kësaj zone.

“Unë jam sot këtu për t'u garantuar ju, se së bashku me deputetët tuaj, Oerd Bylykbashi, Igli Care, Eduard Halimi dhe deputete të tjerë do të bëjmë gjithçka që këta lumenj djerse që ju keni derdhur këtu, me këto shtëpi dhe vila të mrekullueshme që keni ndërtuar tua kthejmë me infrastrukturën më moderne të ndërtojmë të gjitha bulevardet, rrugët dhe rrugicat e të gjithë territorit të kënetës dhe më gjerë”, tha Berisha gjatë fjalës së mbajtur.

Më tej kreu i PD-së u shpreh se, në zgjedhje ka dy alternativa, ajo e mazhorancës që sipas tij përpiqet të zhvillojë Shqipërinë dhe ajo e opozitës që nuk njeh asnjë arritje. Berisha tha se, për socialistët banorët e zonës së Kënetës janë “shpellarë”.

“Alternativa tjetër është alternativa e nxirjes së çdo gjëje që ju gra dhe burra fisnikë keni arritur me mundin dhe djersën e punës suaj. Për këtë alternativë, shtëpitë tuaja nuk janë vila të bukura të vaditura me djersën tuaj , por janë shpella dhe ju jeni shpellarë. Për këtë alternativë, ujësjellësi dhe uji që merrni 24 orë nuk është i vërtetë, por ju jeni mesjetë dhe shkuar mesjetës. Kjo shkollë është piramidë është e gënjeshtër dhe nuk ekziston”, u shpreh Berisha.

Kryeministri më tej akuzoi Ramën për fshehje të pasurisë dhe tha se martohet sa herë zhvillohen zgjedhje. “Modeli tjetër është modeli i cili fsheh dhe nuk deklaron pasuritë. Në rast se Sali Berisha 20 vjet në politikë njësoj si ju ka një apartament 120 metra katror dhe asnjë metër katror më shumë, ka qenë president, është kryeministër tani. Cili është modeli i shokut të autobusit mavi? Është një vilë 57 metra e gjatë, një vilë mbi shpinë dhe asnjë qindarkë për të deklaruar se me se i ka ndërtuar. Fshehja e pasurive në një kohë kur kam deklaruar çdo qindarkë të fituar në 20 vjet me punën time, me rrogën time”. "Modeli tjetër është modeli  i njeriu të dështuar, i një buri aventurier që ndahet dhe martohet me gra sa herë vijnë zgjedhjet, për qëllime elektorale", përfundoi Berisha.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.