“Berisha ka vetëm një apartament? Po Zeni, Gita, Gimi… sa apartamente kanë?”

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha, se ka vetëm një apartament 120 metra katror. Ai pyet kryeministrin sa apartamente dhe vila ka ndërkohë Gita, Zeni, Gimi dhe Familja.
“Si si, ke thënë? Ke vetëm një apartament me 120 metra katror? Po pse gënjen? Është shumë më tepër se aq e para. Po Gita sa apartamente ka, e dyta? Po Zeni sa apartamente ka? Po kunati, Gimi i madh, sa apartamente ka?
Përgjigju Sali Berisha. Thuaj edhe Familjes të tregojë apartamentet. Boll gënjeve. Ti ishe njësoj si çdo verior tjetër, pse Familja jote u pasurua kaq dhe familjet e tyre ende nuk kanë shtëpi të legalizuar”, shprehet deputeti socialist./b.l
TEMA

Add new comment