Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Të çlirojmë vendin nga varfëria

Postuar në 17 Qershor, 2013 07:22

Duke folur nga Librazhdi, në takimin përmbyllës të fushatës në këtë zonë të Shqipërisë, kreu socialist theksoi se më 23 qershor, shqiptarët duhet të votojnë PS për të çliruar vendin nga varfëria, nga pasiguria dhe nga pushteti i Kryeministrit Sali Berisha. 

"Votoni numrin 29 që Qeverinë ta keni në krah. Ju premtoj se ne do të jemi zëri juaj, fuqia e shpresave tuaja, do të jemi aleatët tuaj besnikë në përpjekje për të zgjidhur hallet dhe problemet e panumërta që keni", tha Rama.

Zgjedhjet, Arvizu sot bashkëbisedim online

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:38

TIRANE- Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu zhvillon sot nje tjeter bashkebisedim online me te interesuarit per kendin “Pyet Ambasadorin”.

Ne faqen e vet zyrtare ne FB, ambasada amerikane njofton se “Me 17 qershor, në orën 14:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në një bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë online, nëpërmjet programit “Pyet Ambasadorin”. 

Sipas ambasades, tema e këtij bashkëbisedimi do të jetë: Zgjedhjet e Ardhshme Parlamentare.  

Betonohet Gjiri i Jalit, plasin ndërtimet pa leje

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:37

-Plazhi i bukur i Gjirit të Jalit, një nga diamantet e bregdetit të Himarës, mund të mos jetë më i tillë pas disa muajsh. Individë dhe firma ndërtimi po e çojnë plazhin drejt prishjes totale. Prej dy muajsh po shemben shkëmbinjtë e gjirit dhe shpati i kodrës mbi Jalë, që prish, jo vetëm panoramën, por edhe eko-sistemi në Jalë. Ndërkaq, banorët e Vunoit, njëkohësisht dhe pronarë të ligjshëm të këtyre pronave në Jali, denoncojnë qeverinë dhe mafien e tokave në Bregdet se, përditë po u zaptojnë pronat.

Denoncimi

Topi: Kjo është java më e rëndësishme për vendimmarrjen

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:36

Gjirokastër Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, iu bëri thirrje shqiptarëve që një javë para zgjedhjeve të 23 qershorit, të intensifikojnë në maksimum takimet, të tërheqin dhe të bindin sa më shumë njerëz që mbështesin alternativën e FRD-së, duke i shndërruar 7 ditët deri në 23 qershor javën më të rëndësishme në vendimmarrjen e tyre. Gjatë një takimi të zhvilluar në Gjirokastër, Topi foli për traditën dhe vlerat historike të këtij qyteti, ndërkohë që akuzoi qeveritarët për mungesë vëmendjeje dhe projektesh për restaurimin dhe mbrojtjen e objekteve historike të tij.

PS mbyll fushatën në Elbasan, Rama: Tunelet s’e fshehin dot varfërinë. Blushi: Saliu prej një muaji më lutet të futem në PD

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:35

Partia Socialiste ka zhvilluar mbrëmjen e së dielës mitingun përmbyllës elektoral në qarkun e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij Ben Blushi, i pari i listës së socialistëve për këtë qark, i është përgjigjur deklaratave që kryeministri Berisha bëri gjatë inaugurimit të tunelit të Kërrabës. “Saliu ka një muaj që më lutet të shkoj me PD-në, por pas 23 qershorit, Saliu do të shkojë pas diellit”, tha Blushi. Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës së tij ka vlerësuar pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve të Elbasanit në shesh.

KOSOVA DHE SERBIA SOT SHKËMBEJNË ZYRTARËT

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:34

Ambasadori Lulzim Peci pritet të fillojë sot ditën e parë të punës si zyrtar ndërlidhës në Beogradi. Përderisa në Kosovë të njëjtën punë do ta bëjë homologu i tij serb Dejan Pavicevic.

Shkëmbimi i zyrtarëve do të bëhet sot, në bazë të marrëveshjes për normalizimi raportesh mes dy shteteve.

Në ndërkohë që ky hap është cilësuar nga Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj si ngjarje e madhe për të gjithë rajonin.

Hoxhaj tha se ky akt, i shkëmbimit të zyrtarëve, është rezultat konkret i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mitingjet përmbyllëse të PD-së

Postuar në 17 Qershor, 2013 03:33

Kryeministri Berisha, në vijim të turit të tij elektoral për zgjedhjet e 23 qershorit, është ndalur në Gjirokastër e Vlorë ku për herë të fundit u ka kërkuar banorëve votën për një mandat të tretë, që sipas tij do të jetë një votë për infrastrukturën dhe punësimin, për ecjen përpara drejt projekteve të mëdha. 

“Ianuguruam segmentin më të rëndësishëm të boshtit të jugut; do të inaugurojmë segmentin Memaliaj-Berat; do të bëjmë gjithçka që të rindërtojmë shkollat më moderne”, theksoi kreu i PD-së.

Drejtori i FES: Shumica e shqiptarëve janë për rotacion pushteti

Postuar në 16 Qershor, 2013 14:45

Në intervistë me DW, Frank Hantke, drejtor i Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë, thotë se rotacioni është pozitiv për të mos lejuar ngurtësimin e sistemit të klientelizmit. Klasa politike duhet të dialogojë për objektivat madhorë të vendit.

Intervistoi: Eliana Xhani, DW

 

Si e vlerësoni këtë fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare duke patur parasysh standardet demokratike dhe evropiane që klasa politike në Shqipëri është zotuar të respektojë?

Aksidentet, 2 kalimtarë të vdekur në Tiranë e Durrës

Postuar në 16 Qershor, 2013 14:44

Dy kembesore kane mbetur te vdekur, ne dy aksidente te ndryshme rrugore, nderkohe qe tre persona mbeten te lenduar ne te tjere aksidente qe ndodhen kete te diele.

Ne zonen e unazes, Shkozet-Plazh ne Durres nje 60 vjecar nderroi jete i perplasur nga nje automjet. Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes nisi hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit. 

Vetem pak kohe pas ketij aksidenti në kryeqytet, rreth orës 17:30 minuta nje kalimtar mbeti i vdekur teksa u perplas nga nje makine. 

Rama Berishës: Përgjigju për tunelet e errëta të papunësisë dhe korrupsionit

Postuar në 16 Qershor, 2013 14:43

ELBASAN- Kreu i Partisë  Socialiste, Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Elbasanit. Në një miting entuziastë, Rama drejtoi disa pyetje në  adresë të kryeministrit Berisha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara