Rama Berishës: Përgjigju për tunelet e errëta të papunësisë dhe korrupsionit

ELBASAN- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Elbasanit. Në një miting entuziastë, Rama drejtoi disa pyetje në adresë të kryeministrit Berisha.
“Sot Saliu u shfaq mbi tunel, me shpresën e dëshpëruar se do ta tërheqë popullin brenda në tunel. Mirëpo e vërteta e thjesht është se rrugët bëhen me paratë e popullit, kurse varfëria luftohet me politik, rrugët bëhen me parat e popullit, ndërsa papunësia luftohet me politika. E pra nuk ka rrugë që luftonë dështimet. Dhe arsyeja që shqiptarët do ta ndëshkojnë Saliun, është se parat e tyre i humbi rrugëve, ndërsa shqiptarët kanë më pak para për të marrë shërbimet e duhura. Pamjen e shëmtuar në mes të fushatës, Saliu nuk mund t’i thotë Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë, shikoni sa i bukur është tuneli. Ai duhet të përgjigjet për tunelin më të gjatë të papunësisë, ai duhet të përgjigjet për tunelin e ndotjes më të errët që ka Shqipëria, Saliu duhet të jap llogari për tunelin më të errët të korrupsionit Shqipërisë”- tha Rama.
SHEKULLI
Add new comment