Arkiv-Lajme të përditësuara
Muli aksidenton tre lopë! Në eskortën e ministrit, Benz-i i sekuestruar
S
Eskorta e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, që u denoncua pak ditë më parë nga kryebashkiaku i Kukësit, pasi po ushtron terror dhe presion në qytetin verilindor, ka shkaktuar një aksident në rrugën pranë aeroportit të Kukësit.
Ministri, që udhëheq listën e kandidatëve për qarkun e Kukësit, po kthehej nga një takim elektoral, kur ka aksidentuar tre lopë në fushën pranë fshatit Shtiqen.
Mjeti që ka aksidentuar lopët është një Benz tip Reggina, i sekuestruar, por që tani përdoret për nevojat e Mulit.
Moody’s: Shqipëria mbetet me vlerësimin B1
Agjencia e vlerësimit, Moody’s (Mood’s Investors Service) në raportin e saj të fundit, publikuar sot, e vlerëson vendin tonë në nivelin B1, pa ndryshim nga vlerësimi i mëparshëm.
Moody’s evidenton dhe vlereson faktin se Shqiperia i rezistoi presioneve te krizes financiare ne Evrope dhe me gjere, duke menaxhuar te kete rrijte ekonomike dhe reforma te rendesishme per te ardhmen e vendit. Po keshtu vlereson progresin drejt proceseve integruese te vendit e sidomos ligjet e miratuara se fundmi.
“IPR Marketing”: E majta fiton me 51 %, e djathta merr 45 %
Sondazhi i fundit për këto zgjedhje i “IPR Marketing”, nxjerr fitues koalicionin e majtë me 51 % të votave, ndërsa të djathtët marrin 45 %, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. LSI ka 5.7 %, kurse FRD merr 2.5 %.
Sondazhi i kompanisë “IPR Marketing”, në bashkëpunim me “Ora News”, për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, del në përfundimin se koalicioni i majtë merr 52 %, kurse koalicioni i djathtë merr 45% .
Nis punimet By-Passi i Fierit, Berisha: Ta lëmë Ramën në autobus
FIER Ndërtimi i By-Pass të Fierit startoi dje. Autostrada do të ketë një gjatësi prej 22 km, gjerësia e rrugës është parashikuar të jetë 22 m, me 4 korsi, 3 ura me gjatësi 80 m si dhe 21 nënkalime. Projekti i tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit është pjesë e një korridori të rëndësishëm nga Lushnja në Vlorë. I pranishëm në fillimin e punimeve ishte dje edhe kryeministri Sali Berisha. “…Katër vitet e ardhshme ritmet e zhvillimit do të jenë shumë më të mëdha.
Eshton dhe Fyle: Duhet një KQZ plotësisht funksionale
Kryediplomatja e BE, Katerin Eshton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, duke kërkuar që të gjendet zgjidhja për një Komision Qendror të Zgjedhjeve që është plotësisht funksional.
“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor, paraqesin një test thelbësor për institucionet demokratike të vendit dhe progresin drejt Bashkimit Europian.
KQZ nxjerr jashtë median
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në këto 23 vjet, raportimi i mediave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e 23 qershorit, por edhe në ditët pasuese, është menduar të bëhet nga jashtë institucionit.
KQZ ka gjetur një mënyrë sa origjinale po aq edhe unike për raportimin mediatik, pikërisht nga disa çadra që janë vendosur tashmë jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nxjerrja e medias jashtë KQZ-së dhe raportimi nga çadrat, përvec temperaturave të larta në ditën e zgjedhjeve dhe më pas, vështirëson transmetimet edhe teknikisht.
KQZ: Numërimi i votave në Fier, me dorë
TIRANE- Numerimi i votave ne qarkun e Fierit dp te behet ne menyre manuale dhe jo elektronikisht si ishte parashikuar.
Vendimi u mor sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultoi se numerimi elektronik ne kete qark ishte i pamundur nga Kompania Spanjolle INDRA, e cila fitoi edhe tenderin per kete proces.
Berisha: Do pranoj verdiktin e popullit. S'e kam vendosur ende se, ç'do bëj nëse humb
Kreu i mazhorancës, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për agjencinë informative më të madhe kombëtare të Austrisë, APA. Kryeministri ka folur për zgjedhjet e 23 qershorit, dhe atë se, çfarë mund të ndodhë pas kësaj dite.
“Jam i sigurt për fitoren. Por, sigurisht që do të pranoj verdiktin e popullit tim”, iu përgjigj Berisha gazetarit Martin Richter. (Deri tani vullnetin e sovranit e ka pranuar vetëm në rastin e referendumit për Kushtetutën në vitin 1994).
Ruçi: Prokuroria të hetojë situatën në “Albpetrol”
Në komunën Greçalli të Fierit, i pari i listës së Partisë Socialiste për këtë qark, Gramoz Ruçi, i ka bërë një kërkesë publike prokurorisë që të hetojë sa më parë për çka po ndodh me “Albpetrolin” lidhur me ata që ai i ka konsideruar si militantë që kanë mbushur këtë kompani. Ruçi tha se naftëtarët profesionistë janë në rrugë dhe njerëzit e pushtetit ushtrojnë presione duke mbajtur funksione të administratës.
Andi Bushati: Historia e filmimeve të arrestimit të Berishës dhe pse vendosa t’i transmetoj
Andi Bushati, drejtues i emisionit “Zonë e Ndaluar” në Vizion Plus, tregon në një intervistë për kryeredaktorin e DITA, Adrian Thano historinë e zhdukjes dhe rigjetjes së filmimeve të arrestimit të Sali Berishës më 29 nëntor 2000. Pamjet transmetohen sot në mbrëmje në orën 22.00 në Vizion Plus si pjesë e një dokumentari për karrierën politike gjysëmshekullore të Sali Berishës, që nga dita që hyri në politikë në vitin 1968 e deri më sot.