“IPR Marketing”: E majta fiton me 51 %, e djathta merr 45 %

Postuar në 17 Qershor, 2013 16:10

Sondazhi i fundit për këto zgjedhje i “IPR Marketing”, nxjerr fitues koalicionin e majtë me 51 % të votave, ndërsa të djathtët marrin 45 %, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot. LSI ka 5.7 %, kurse FRD merr 2.5 %. 

Sondazhi i kompanisë “IPR Marketing”, në bashkëpunim me “Ora News”, për qarkun e rëndësishëm të Elbasanit, del në përfundimin se koalicioni i majtë merr 52 %, kurse koalicioni i djathtë merr 45% .

Kështu, koalicioni i majtë merr 8 mandate në Elbasan, kurse ai i djathtë merr 6 të tillë. Kampionimi për Elbasanin ka qenë 1000, ndërsa në rang kombëtar 1500. Marzhi i gabimit është llogaritet 2.5 %. 

Sondazhi është realizuar në datat 13- 15 qershor dhe nuk ka matur ndikimin që do ketë në Elbasan hapja e tunelit që lidh këtë qark me Tiranën.

Në segmentimin gjinor, më të pavendosurat duken femrat , pasi 50.6 % e tyre nuk e dinë ende për cilën forcë do të votojnë . Kurse sa u përket moshave, janë të rinjtë ata që janë deri më tani më të pavendosurit.

total 46.6 % e moshës nga 18 deri në 34 vjeç, thonë se nuk e kanë vendosur votën e tyre. 31.8  % e moshës nga 35 deri në 54 vjeç  që nuk janë të vendosur akoma. 

   SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.