Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: Vetëm në Shqipërinë e Saliut është mallkim

Postuar në 19 Qershor, 2013 15:39

Partia Socialiste ka zhvilluar sot në mbrëmje një miting përmbyllës për Fierin. Rama në fjalën e tij ka thënë se edhe 4 ditë na ndajnë për të vulosur një histori rrënimi, për të hapur kapitullin e një rilindjeje për të gjithë bashkë. 

“Mos vini gjumë në sy për të zgjuar edhe votuesin e fundit dhe për të marrë deri votën e fundit për Rilindjen", ka qenë thirrja që Edi Rama ka bërë sot në mbrëmje në mbyllje të mitingut në Fier, ku kanë përshëndetur edhe kandidatët e spikatur të PS për deputetë të qarkut; Gramoz Ruçi dhe Erion Braçe.

Berisha, Ramës: Deklaro paratë për foton me Obamën dhe vilën 600 mijë euroshe

Postuar në 19 Qershor, 2013 15:35

KORÇE/ELBASAN- Nga Korça dhe Elbasani, kreu i qeverisë, Sali Berisha i kërkoi kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama që të japë shpjegime për akuzat e Kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, për fotografinë me Obamën, si dhe paratë me të cilat po ndërton vilën e tij 57 metra të gjatë.

Berisha tha se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka, ndaj, iu drejtua ai Ramës, e kërkon dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, të dinë të vërtetën që shtynë Kongresmenin e njohur të kërkojë hetim për larja parash.

Rama: Vetëm në Shqipërinë e Saliut është mallkim

Postuar në 19 Qershor, 2013 15:32

http://w.sharethis.com/images/facebook_counter.png); display: inline-block; white-space: nowrap; font-family: Verdana, Helvetica, sans-serif; font-size: 11px; height: 16px; padding-top: 3px; padding-bottom: 3px; line-height: 16px; width: 60px; position: relative; background-repeat: no-repeat no-repeat;"> http://w.sharethis.com/share4x/images/Facebook_bubble_arrow.png); line-height: 16px; height: 14px; display: inline-block; background-position: 3p

Tahiri publikon listën: Ja 40 drejtues dhe efektiva policie që po manipulojnë votën

Postuar në 19 Qershor, 2013 15:29

Deputeti Saimir Tahiri   nxori një listë me 40 emrat e parë të drejtuesve dhe efektivave të Policisë së Shtetit, që sipas informacioneve të PS po manipulojnë votat për llogari të PD-së.
Sipas Tahirit  pas 23 qershorit të gjithë efektivat dhe drejtuesit e policisë do të përballen me drejtësinë.
“DENONCIM: 40 Emrat e pare te drejtuesve dhe efektivave te Policise se Shtetit qe sipas informacioneve tona janë perfshirë në makinerinë e manipulimit të votes dhe fushatës se Partisë në Pushtet! Pas 23 qershorit, do përballen me drejtesine!”, shkruan Tahiri.

"Rrotacioni të sjellë shtetin e munguar"

Postuar në 19 Qershor, 2013 15:27

Ish-presidenti Alfred Moisiu beson se 23 qershori është rasti i ndryshimit të Shqipërisë. Në një intervistë për Top Channel ai thotë se është krijuar tashmë fryma se opozita është pranë pushtetit, por rrotacioni thotë ish-presidenti, duhet të shfrytëzohet për të ndërtuar shtetin e munguar për shqiptarët. 

LSI: KQZ po shkatërron zgjedhjet. Raste terrori elektoral në Kukës

Postuar në 19 Qershor, 2013 07:03

TIRANË- LSI ka denoncuar si antiligjor vendimin e KQZ për moszbatimin e verifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë, duke e akuzuar këtë institucion, jo vetëm të  bërë tërësisht palë të pushtetit, por edhe për shkatërrim të zgjedhjeve.

Topi: Shkodra s’mund të votojë për ata që mbledhin vota për Kaçin e zi

Postuar në 19 Qershor, 2013 07:02

SHKODËR - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi zhvilloi sot një takim elektoral në Bushat, Velipojë dhe Postribë. Topi tha se FRD do të marrë një mandat në qarkun e Shkodrës pasi Partia Demokratike ka tradhtuar kauzën e saj.

“Për qytetarët shkodranë 23 qershori është moment për t'iu thënë "Ik" politikanëve që e lanë Shkodren dhe  Shqipërinë jashtë Europës, atyre që braktisën të përndjekurit dhe  mbledhin vota për Kaçin e zi, atyre që tradhëtuan kauzën e demokratëve”, u shpreh kreu i FRD-së.

Basha: Arsyet pse do fitojmë, Rama po bën propozime të rrezikshme

Postuar në 19 Qershor, 2013 07:01

Zoti Basha, jemi në një nga pjesët më autoktone të Tiranës. Ka një pjesë të ardhurish që kanë ardhur para 100 vjetësh, por që janë miksuar mirë…

Është në vitet e para, para shpalljes së kësaj zone kryeqytet. Mbaj mend kur isha i vogël, kur gjyshi ka ndërtuar shtëpinë, kjo ishte ndër zonat periferike të qytetit, pastaj fillonin lëndinat.

Të mungon lagjja?

Zef Brozi: Shqiptarët duhet të ndahen nga e keqja, duhet të ndahen nga tirania e Berishës

Postuar në 19 Qershor, 2013 06:59

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në një intervistë për A1Report, thotë se shqiptarët duhet të dalin masivisht në këto zgjedhje për t’u ndarë nga e keqja dhe për të parandaluar kështu manipulimin e votave.

Sequi: Të plotësohet KQZ

Postuar në 19 Qershor, 2013 06:58

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ritheksoi sërish shqetësimin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa kërkoi nga politika shqiptare që të arrijë në një kompromis për plotësimin e institucionit më të lartë të zgjedhjeve. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara