Arkiv-Lajme të përditësuara

Diplomati perëndimor për REUTERS: Zgjedhjet në Shqipëri, si film i Quentin Tarantino-s. Sistemi s’garanton zgjedhje të lira

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:31

Një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimati për agjencinë e njohur Reuters, thotë se ata janë të shqetësuar për shtrëngimin që po u bëhet votuesve në Shqipëri.

Diplomati i huaj tha se zgjedhjet në Shqipëri janë si një film i regjisorit Quentin Tarantino, ku një grusht njerëzish i drejtojnë armët njëri- tjetrit.

“Edhe në qoftë se gjysma e atyre që po dëgjojmë është e vërtetë, kjo për mua tregon një fushatë të gjerë për t’i detyruar njerëzit që të votojnë në një mënyrë të caktuar. Kjo është natyrisht shqetësuese,” tha diplomati i huaj.

PAJTOHEN PËR ZGJEDHJET LOKALE, POLICINË DHE GJYKATËN

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:30

Ka përfunduar rreth orës 3.00 të mëngjesit takimi ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton. Të dy palët janë pajtuar zgjedhjet lokale, policinë dhe gjykatën, por jo edhe për çështjet e telekomit dhe energjetikës.

Këtë e ka konfirmuar përfaqësuesja e lartë të BE-së, Catherine Ashton, e cila pas takimi ka njoftuar se palët janë pajtuar për zgjedhjet lokale, policinë dhe gjykatën, megjithatë palët nuk kanë mund të pajtohen për çështjet e telekomit dhe energjetikës.

Berisha në “Top Story”

Postuar në 21 Qershor, 2013 02:29

E enjtja e fundit e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, dy ditët e fundit të saj, i gjen partitë kryesore në mitingjet e fundit përmbyllëse. 

Në katër javë, në “Top-Story” kanë mbërritur të gjithë liderat kryesore të vendit, duke nisur nga Edi Rama, Ilir Meta, Bamir Topi, por edhe të gjithë kryetarët e partive të tjera kryesore, që kanë shpalosur programet e qëndrimet politike për çështje të caktuara në bazë të koalicioneve ku bëjnë pjesë.

Zgjedhjet, policia merr në ruajtje objektet shtetërore dhe selitë diplomatike

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:09

TIRANE- Policia e Shtetit, ne kuader te masave per mbarevajtjen dhe sigurine e rendit gjate zgjedhjeve ka marre nen ruajtje objektet shteterore, te trupit diplomatik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  ka nxjerrë urdhrin “Për dorëzimin dhe marrjen në ruajtje të Objekteve Shtetëror, nga efektivat e Forcave Komando e Forcave të tjera të Ushtrisë”. 

Fyle: Për të parë sa demokratik është një vend shikoni lirinë e medias

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:07

 Liria e medias është një tregues i mirë për të përcaktuar se sa demokratik është një vend sipas Komisionerit  Stefan Fyle. “Për të parë sesa demokratik është një vend, mjafton të shikoni indeksin e lirisë së medias fillimisht, jo atë të korrupsionit”, tha Fyle në Konferencën  onferenca e Komisionit Evropian për lirinë e medias që u zhvillua në Bruksel.

Eurodeputeti: Po rrezikon statusin e vendit kandidat

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:07

Eurodeputeti Fleckenstein: Partitë politike në Shqipëri po venë në rrezik statusin e vendit kandidat

Knut Fleckenstein: Nëse drejtuesit politikë të Shqipërisë dështojnë ta kryejnë me përgjegjësi procesin elektoral të 23 qershorit ata do të ndëshkohen nga vetë qytetarët e tyre.

DW: Z. Knut Fleckenstein, Shqipëria, këtë të dielë, më 23 qershor shkon në zgjedhjet parlamentare të rradhës. Cilat janë pritshmëritë e Parlamentit Europian nga këto zgjedhje?

BBC: Në Shqipëri ka një pakënaqësi të madhe me qeverinë e Berishës. PS, 9 pikë përpara PD-së

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:06

Tani që zgjedhjet po afrohen, mediat kryesore në botë kanë nisur që të raportojnë për to, duke kërkuar madje akreditim pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjigandi britanik, BBC, sjell për lexuesit e saj sot një rubrikë me pyetje- përgjigje në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Në fillim thuhet se këto zgjedhje shihen si një test i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Rama: Më 23 qershor, Tirana kryeqyteti i Rilindjes

Postuar në 20 Qershor, 2013 15:04

Me një miting gjigant në sheshin "Nënë Tereza", Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale në Tiranë. 

Pasi folën me radhë të gjithë kandidatët për deputetë në qarkun më të madh të vendit, ishte radha e kreut socialist Edi Rama, i cili bëri një përshëndetje jo vetëm për banorët e lagjeve kryesore të Tiranës, por edhe për të gjithë ata qytetarë dhe mbështetës që ishin në Tiranë për të marrë pjesë në këtë miting.

PS mbyll fushatën, policia e Tiranës: Ja masat

Postuar në 20 Qershor, 2013 08:17

TIRANE- Policia e Tiranes njofton se ka marre masat per mbarevajtjen e mitingut permbylles te fushates nga ana e Partise Socialiste. 

Ne nje njoftim per mediat, policia ka bere me dije se do të bllokohen disa segmente rrugore në oraret 16.00 – 21.00’ , per te siguruar zhvillimin normal e te qete te mitingut. 

“Gjate orarit te siperpermendur do te bllokohet kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ; Nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit “Nënë Tereza”; Nga rruga “Frederik Shiroka”drejt sheshit “Nënë Tereza”- thuhet ne njoftim. 

Berisha kërkon fitore me recetë populiste

Postuar në 20 Qershor, 2013 08:15

Tensioni do të jetë i lartë dhe rezultati pritet të jetë i ngushtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Shqipëri. Por fokusi nuk është se, kush do të fitojë, por nëse ish-bastioni komunist do të jetë më në fund gati për të bërë progres në rrugën e anëtarësimit në BE.

BE do të monitorojë nga afër këto zgjedhje, duke kërkuar plotësimin e standardeve ndërkombëtare, për vendin që ka aplikuar në vitin 2009 për statusin kandidat dhe që prej atëherë nuk ka bërë progres.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara