PS mbyll fushatën, policia e Tiranës: Ja masat

Postuar në 20 Qershor, 2013 08:17

TIRANE- Policia e Tiranes njofton se ka marre masat per mbarevajtjen e mitingut permbylles te fushates nga ana e Partise Socialiste. 

Ne nje njoftim per mediat, policia ka bere me dije se do të bllokohen disa segmente rrugore në oraret 16.00 – 21.00’ , per te siguruar zhvillimin normal e te qete te mitingut. 

“Gjate orarit te siperpermendur do te bllokohet kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ; Nga Hotel Sheraton përgjatë Sheshit “Nënë Tereza”; Nga rruga “Frederik Shiroka”drejt sheshit “Nënë Tereza”- thuhet ne njoftim. 

Policia e Tiranës thekson se do të marrë masa për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti duke siguruar rendin dhe garantimin e zhvillimit normal të tij.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.